Idrizi: Kandidimi i Belerit për eurodeputet, bjerrje standartesh! E përdor Greqia

22 Prill 2024 | 22:00

Kryetari i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, është shprehur se kandidimi i Fredi Belerit për eurodeputet nga Greqia, është bjerrje standartesh për vendin fqinj.

Komentet Idrizi i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se Belerin po e përdor Greqia për Vorio-Epirin dhe për të mbajtur kartën e helenizmit.

Ai tha se Greqia mendon ende se Shqipëria është ajo që ka qenë dhe mund të përdorë kundër saj “duart e forta”, por sipas tij gjërat kanë ndryshuar.

“Është një akt i paprecedentë në marrëdhëniet mes dy vendeve, sesi një personazh i tillë me rekorde kriminale, ka tre dënime me burg, ka një në Greqi për armëmbajtje pa leje, ka një dënim të formës së prerë në Shqipëri për poshtërim të Republikës dhe të simboleve Kombëtare. Është i dënuar me 3 vite, madje ka ikur nga Shqipëria që të mos e kryejë dënimin.

Është një person që së fundmi është i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë, do presim edhe Apelin tani për krime elektorale. Një njeri që pasi do na fliste këtu për Vorio-Epirin, madje po të shihni edhe deklaratën e tij që thoshte unë vij nga pjesa më e persekutuar e helenizmit. Pra t’i afrosh një njeri të tillë me këto rekorde qytetarëve europianë grekë për t’i përfaqësuar në PE, sigurisht është një bjerrje standartesh.

Por sigurisht që ka një arsye, Beleri u përdor të mbante kartën e helenizimit dhe meqë kjo kartë nuk ndezi, nuk u kthye dot në çështje europiane, jo vetëm që nuk e mbështeti asnjë vend i BE-së, por mjafton të kujtojmë edhe reporteren për Shqipërinë nga Portugalia e cila tha se do të ishte tragjike nëse vendet e BE-së do të sillen në këtë mënyrë si Greqia. Mesazhi është i një fuqie të vogla Ballkanike, që mendon se Shqipëria është ajo që ka qenë dhe do të përdorë duart e forta”, tha Idrizi.

LEXONI GJITHASHTU:

Mediat greke: Pse Mitsotakis kandidoi Belerin për eurodeputet?

Kathimerini: Fredi Beleri do të kandidojë për eurodeputet nga partia e Mitsotakis

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)

Një 28-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili u gjet i plagosur rëndë në një rrugë në Leicester të Britanisë së Madhe ndërsa pavarësisht ndërhyrjes, ai...
14:46 | 15/07/2026

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026