Mediat greke: Pse Mitsotakis kandidoi Belerin për eurodeputet?

16 Prill 2024 | 14:29

Një ditë pas publikimit të lajmit për kandidimin e Fredi Belerit nga partia “Demokracia e Re” për zgjedhjet europiane të 9 qershorit, mediat greke kanë zbardhur arsyet e këtij vendimi të marrë nga kryeministri Mitsotakis.

Sipas Kathimerini, 3 ishin arsyet që luajtën rol kyç në kandidimin e Belerit. Së pari, duke qenë se çështja e kandidimit të Fredi Belerit ishte bërë publike më herët, Mitsotakis konsideroi se mospërfshirja e tij do të dërgonte mesazhin e gabuar pasi mund të interpretohej si një tërheqje ndaj Shqipërisë. Së dyti, preferenca ndaj Fredi Belerit ishte rritur dhe së fundmi presioni politik i marrë nga partia “Demokracia e re” nuk mund të përjashtohej.

Fredi Beleri është një ndër 42 kandidatët. Pavarësisht zgjedhjes, kandidatura e tij është kundërshtuar nga  ministri i Jashtëm i Greqisë, dhe këshilltarja për politikën e Jashtme pranë kryeministrit grek Aleksandra Papadhopoulou, sipas të cilëve vendosja e tij në listën e kandidatëve për eurodeputetë, do ta kthente këtë çështje nga europiane në dypalëshe me Shqipërinë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026