Guardiola: Mund të mos jem trajner i mirë për të fituar Ligën e Kampionëve

6 Maj 2022 | 20:29

Pep Guardiola ka deklaruar se mund të mos jetë trajner mjaftueshëm i mirë për të fituar ligën e Kampionëve me Mançester Sitin.

Deklarata e tij, vjen pas eleminimit dramatik nga Real Madrid në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, shkruan Sky Sport.

“Ne duam të fitojmë Ligën e Kampionëve, ndoshta nuk jam mjaftueshëm i mirë për ta ndihmuar skuadrën për ta bërë këtë. Askush nuk e di se çfarë do të ndodhte me një trajner tjetër dhe lojtarë të tjerë”, u shpreh ai.

I pyetur nëse ekipi me përbërjen aktuale mund ta fitonte trofen, Guardiola u shpreh se futbolli është i paparashikueshëm dhe se pronarët arabë kanë invenstuar që Siti të luftojë për çdo trofe.

“Pronarët nuk e blenë këtë klub dhe investuan vetëm për të fituar Ligën e Kampionëve, por për të qenë në garë për të gjitha trofetë çdo sezon”, tha Guardiola.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026