Guterres: Strategjia e luftës së Izraelit në Gazë vrau punëtorët e ndihmës

5 Prill 2024 | 21:48

Shefi i Kombeve të Bashkuara fajësoi strategjinë ushtarake të Izraelit dhe procedurat për vrasjen e pothuajse 200 punëtorëve humanitarë, përderisa bëri thirrje për hetime të pavarura për të rregulluar këto dështime dhe praktika.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u tha gazetarëve më 5 prill se Qeveria izraelite ka pranuar “gabimet” dhe ka vendosur disa masa disiplinore ndaj ushtarëve, pasi gjatë kësaj jave u vranë shtatë punëtorë humanitarë të organizatës Kuzhina Qendrore Botërore.

“Por, problemi thelbësor nuk është se kush ka bërë gabime, por është strategjia ushtarake dhe procedurat që po ndiqen që po lejojnë që këto gabime të bëhen disa herë”, tha ai.

Guterres tha se 196 punëtorë të ndihmës humanitare – përfshirë 175 pjesëtarë të stafit të OKB-së – janë vrarë gjatë gjashtë muajve luftë në Rripin e Gazës “dhe ne duam të dimë se pse secili prej tyre u vra”.

Shefi i OKB-së tha se hetimet e pavarura mund të funksionojnë vetëm nëse ato kryhen në bashkëpunim me autoritetet izraelite. Ai përsëriti rëndësinë e ndryshimit të sistemit të Izraelit, strategjisë dhe procedurave që janë përdorur në Gazë, që sipas tij çuan në vrasjen e këtij numri të lartë të punëtorëve të ndihmës.

Përgjatë luftës, që nisi më 7 tetor mes Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – dhe Izraelit, Izraeli ka insistuar se nuk përjashton asnjë shënjestër dhe vazhdimisht ka sulmuar autoambulanca dhe makinat që bartin ndihmë, por edhe zyrat e organizatave të ndihmës dhe strehimore të OKB-së, duke pretenduar se në to kishte luftëtarë të armatosur. Izraeli ka akuzuar Hamasin për numrin e lartë të vdekjeve në mesin e civilëve, duke thënë se grupi operon në zona të banuara.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026