Hagë, 6 fëmijë të shtruar në spital pasi hëngrën ëmbëlsira me kanabis
Gjashtë fëmijë në Hagë u shtruan në spital pasi hëngrën ëmbëlsira me kanabis.
Shërbimet e urgjencës ndihmuan gjashtë fëmijë nga mosha katër deri në 14 vjeç, të cilët papritmas patën marramendje dhe dhimbje koke pasi hëngrën ëmbëlsira me kanabis në një shtëpi pranë stacionit të autobusëve Gudrijankade në Hagë, raporton NL Times.
Portali thekson se fillimisht u besua se fëmijët ishin helmuar nga monoksidi i karbonit, por zjarrfikësit nuk gjetën asnjë gjurmë të këtij gazi në banesë.
Fëmijët më vonë i thanë policisë se pak para se të sëmureshin, kishin ngrënë ëmbëlsira dhe më pas u testuan për THC, një substancë që përmban kanabisi, e cila mund të shkaktojë dhimbje koke dhe marramendje.
Sipas policisë, nuk ka të dhëna se ndonjë i rritur u ka dhënë fëmijëve karamele me lëndë narkotike. Pasi iu dha ndihma në spital, fëmijët u liruan nga spitali. Nuk ka asnjë informacion për lidhjen e të miturve me njëri tjetrin.
LEXONI GJITHASHTU:
Spanja shpall gjendje të jashtëzakonshme, zjarret detyrojnë evakuimin e 10 mijë banorëve
Çfarë duhet të dini rreth tarifave të reja të Trump për më shumë se 80 vende?
Franca kërkon ndihmë nga BE-ja për t’u përballur me zjarret
- 09:41 Riorganizim në qeverinë gjermane, Merz ndryshon kabinetin dhe shkarkon Ministrin e Transportit
- 09:34 Irani hedh poshtë raportimet se nuk pranoi propozimin e SHBA-së për armëpushim: Mashtrim
- 09:25 Rama: Trajnohen dhe certifikohen 100 vullnetarët e parë për përballimin e situatave emergjente
- 09:22 Prokuroria e Fierit konfiskon 1.8 mln euro pasuri të paluajtshme të përfituara nga trafiku i drogës
- 09:15 Mbante pa leje në banesë pistoletë me municion, arrestohet 43-vjeçari në Tiranë
- 09:10 Gjyqi i radhës ndaj prokurorit Ols Dado, Veliaj mbërrin në Gjykatën Administrative. Zbardhen diskutimet