‘Homeland Justice’ ka publikuar dokumente të tjera nga skedarët e policisë.
Bëhet fjalë për persona të dyshuar kontingjentë të përfshirë në krime.
Rreth 2 javë më parë, grupi i hakerave iranianë “Homeland Justice” publikoi video nga disa pika kufitare dhe dhoma shoqërimi në komisariate.
Ndërkohë, më herët ata kishin publikuar listën e personave të shpallur në kërkim nga policia e Vlorës dhe Tiranës, të dhënat nga sistemi TIMS për hyrje-daljet e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano si dhe planet për atentate ndaj ish-kreut të PD, Lulzim Basha dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Që prej vitit 2021, autoritetet shqiptare janë përballur me sulme kibernetike.
Një sulm kibernetik u shënua më 15 korrik të 2022, i cili bllokoi të gjitha faqet zyrtare shtetërore dhe platformën e shërbimeve online e-Albania.
LEXONI GJITHASHTU:
- Hakerat publikojnë listën e personave në kërkim nga Policia Vlorë dhe Tiranë
- Plan për të vrarë Albin Kurtin, hakerat publikojnë dokumentin e njësisë anti-terror
- ‘Talo Çela lëviz në Tiranë me Audi Q8’, hakerat publikojnë shkresën e Nanos
- FOTO/ Hakerat publikojnë të dhënat e sistemit TIMS për Gledis Nanon