Hakerët rusë hynë në qindra email-e të zyrtarëve në Ukrainë, NATO dhe Ballkan

15 Prill 2026 | 18:14

Hakerët e lidhur me Rusinë kanë hakuar qindra email-e të prokurorëve dhe zyrtarëve në Ukrainë, vendet e NATO-s dhe Ballkan sipas Reuters. Nga 170 llogari mësohet u hakërruan 27 llogari të Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë.

Sipas raportimeve, këto janë llogari email-i të paklasifikuara të Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Kombëtare, përmes të cilave nuk qarkullojnë dokumente të klasifikuara ose informacione përkatëse.

Të dhënat u ekspozuan aksidentalisht në internet nga vetë hakerat dhe u identifikuan nga grupi i kërkimit të sigurisë kibernetike Ctrl-Alt-Intel, i cili zbuloi se autorët lanë informacion të ekspozuar në internet, duke përfshirë regjistrat e sulmeve të suksesshme dhe mijëra email-e që ishin përgjuar.

Hetimi ia atribuon fushatën e shkeljeve një grupi hakerash të lidhur me Rusinë, të njohur si “Fancy Bear”, i cili është akuzuar për sulme spiunazhi kibernetik në të kaluarën. Dy ekspertë të pavarur të sigurisë kibernetike ranë dakord se aktiviteti ishte i lidhur me Moskën, megjithëse shprehën rezerva në lidhje me identitetin e saktë të grupit.

Organizatat e prekura përfshijnë agjenci ukrainase të përfshira në luftën kundër korrupsionit dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve rusë, të tilla si Zyra e Prokurorit Special për Çështjet e Mbrojtjes dhe Agjencia e Menaxhimit të Aseteve (ARMA). Sipas të dhënave, llogaritë e punonjësve në një qendër trajnimi për prokurorë në Kiev u kompromentuan gjithashtu.

Të dhënat tregojnë gjithashtu shkelje në organizata jashtë Ukrainës. Në Rumani, u aksesuan dhjetëra llogari të lidhura me Forcat Ajrore, duke përfshirë adresa që lidhen me bazat e NATO-s. Incidente të ngjashme u zbuluan edhe në Bullgari dhe Serbi.

Përveç kësaj, sipas të dhënave, sulmet u shtrinë edhe tek zyrtarët politikë dhe ushtarakë në vendet e rajonit, si dhe tek institucionet publike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti kinez: Kina do të udhëheqë rendin e ri global të Inteligjencës Artificiale

Presidenti kinez Xi Jinping deklaroi të premten se Kina synon të udhëheqë krijimin e një rendi të ri global për inteligjencën artificiale (IA), duke promovuar...
08:34 | 17/07/2026

Irani: Kemi nisur sulme të reja ndaj objekteve amerikane në Gjirin Persik

Irani njoftoi se ka nisur një valë të re sulmesh ndaj objekteve amerikane në Gjirin Persik, pas natës së gjashtë radhazi të operacioneve ushtarake amerikane...
08:28 | 17/07/2026

Moti i keq në Teksas, dy persona të vdekur nga përmbytjet! Autoritetet në gatishmëri për reshje rekord

Shirat e rrëmbyeshëm vranë dy persona në Teksas, ndërsa ujërat e përmbytjeve i morën me vete në automjetet e tyre, teksa shteti përgatitet për reshje...
08:28 | 17/07/2026