Hamas pranon pjesërisht planin e paqes të Trump: Gati të lirojë të gjitha pengjet

3 Tetor 2025 | 23:18

Grupi i bazuar në Gaza njoftoi të premten vonë se ishte i gatshëm të lironte të gjithë pengjet e mbetura, por nuk dha detaje se cilat pika të planit të presidentit Donald Trump kërkojnë ende negociata të mëtejshme. Hamas deklaroi se kishte pranuar disa elementë të “planit të paqes me 21 pika” të Presidentit amerikan, veçanërisht lirimin e të gjitha pengjeve që ndodhen ende në Gaza, por theksoi se pjesë të tjera të planit kërkojnë “konsultime të mëtejshme”.

Rreth 50 pengje mbeten ende në duart e Hamasit në Gaza, ndërsa besohet se rreth 20 prej tyre janë ende gjallë. Deklarata u bë vetëm pak orë pasi Trump paralajmëroi se Hamas duhet të pranojë marrëveshjen deri të dielën në mbrëmje, përndryshe do të përballet me një ofensivë ushtarake edhe më të ashpër, ndërsa lufta po afrohet në vitin e saj të dytë.

“Marrëveshja duhet të arrihet me Hamasin deri të dielën në mbrëmje, në orën GJASHTË (6) pasdite, sipas orës së Uashingtonit”, shkroi Trump të premten në platformën e tij sociale, Truth Social.

Nuk është ende e qartë se si do të reagojnë Uashingtoni dhe Izraeli ndaj një pranim të pjesshëm të planit. Megjithatë, plani është pranuar plotësisht nga Izraeli, i cili gjithashtu ka kontribuar pjesërisht në hartimin e tij, dhe është pritur pozitivisht nga një pjesë e madhe e bashkësisë ndërkombëtare.

Pikat kryesore të planit për t’i dhënë fund luftës në Gaza përfshijnë: lirimin e pengjeve, çarmatosjen dhe shpërbërjen e Hamasit, si dhe krijimin e një qeverie të përkohshme mbikëqyrëse, e cila do të drejtohet nga Trump dhe ish-kryeministri britanik Tony Blair.

Javën e kaluar, Trump deklaroi nga Zyra Ovale, së bashku me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, se anëtarët e Hamasit që duan të qëndrojnë në Gaza do të falen, ndërsa ata që nuk duan, do të kenë “kalim të sigurt” për t’u larguar drejt vendeve të tjera.

Gazetarët tanë janë duke ndjekur zhvillimet dhe do t’ju sjellin përditësime sapo të ketë informacione të reja.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Irani u kërkon rebelëve Huthi të mbyllin rrugën e naftës në Detin e Kuq nëse SHBA godet rrjetin iranian të energjisë

Irani i ka kërkuar Huthëve të Jemenit të jetë gati për të mbyllur rrugën e naftës në Detin e Kuq nëse Shtetet e Bashkuara sulmojnë...
16:29 | 16/07/2026

Gjykata e Moskës hedh poshtë apelin e Euroclear për asetet e ngrira

Një gjykatë në Moskë hodhi poshtë të enjten një apel nga Euroclear kundër një vendimi që ajo duhet të paguajë dëmshpërblim prej 233 miliardë dollar,...
16:24 | 16/07/2026

India urdhëron ndalimin e marinarëve indianë që të udhëtojnë drejt Hormuzit, shkak situata rajonale

India u ka urdhëruar pronarëve të anijeve dhe operatorëve të mos i lejojnë marinarët dhe ekipet e tyre  që të udhëtojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit...
16:12 | 16/07/2026