Hamas publikon videon e pengjeve, Netanyahu: Asgjë s’na ndal, do i kthejmë në shtëpi
Pasi 100 ditët e luftës mes Izraelit dhe Hamasit u kujtuan nga të dyja palët, militantët publikuan pamje filmike që tregonin tre pengje izraelite. Videoja mbyllej me paralajmërimin “Nesër do t’ju informojmë se cili do të jetë fati i tyre”.
Zyrtarët izraelitë zakonisht refuzojnë t’i përgjigjen mesazheve të Hamasit mbi pengjet, duke i cilësuar ato si luftë psikologjike. Vetëm pak orë më parë, kryeministri Netanyahu u zotua se askush nuk do ta ndalë Izraelin në luftën e tij.
“Ne nuk do të braktisim askënd. Ne po bëjmë gjithçka që t’i kthejmë të gjithë në shtëpi. të gjithë, pa asnjë përjashtim. Përpjekjet tona vazhdojnë edhe në këto momente”, tha Benjamin Netanyahu, kryeministër i Izraelit.
Ndërkohë, në një fjalim televiziv, kreu i lëvizjes libaneze Hezbollah, Hasan Nasrallah deklaroi se lufta e Izraelit në Gaza ishte një dështim dhe shteti hebre do të detyrohet të negociojë.
Izraeli ka shkëmbyer zjarr çdo ditë me aleatin e Hamas, Hezbollah, por tensionet janë rritur pasi një nga sulmet ajrore izraelite vrau një komandant të lartë të milicisë libaneze një javë më parë.
Për të parë videon klikoni KËTU:
LEXONI GJITHASHTU:
Ministri i Jashtëm i Iranit: Lufta duhet të përfundojë në të gjitha frontet, përfshirë Libanin
Papa Leo lutet për viktimat e tërmetit në Venezuelë, BE dërgon ndihmë emergjente
“Ju lutem, një ambulancë!” Pas 74 orësh nën rrënoja, shpëtohen një foshnje 10-muajshe dhe një 11-vjeçar (VIDEO)
- 15:32 Ministri i Jashtëm i Iranit: Lufta duhet të përfundojë në të gjitha frontet, përfshirë Libanin
- 15:23 Papa Leo lutet për viktimat e tërmetit në Venezuelë, BE dërgon ndihmë emergjente
- 15:11 Përfundon me tensione liturgjia e Vidovdanit, arrestohen 5 persona. Gazetari jep detaje nga vendngjarja
- 14:58 “Ju lutem, një ambulancë!” Pas 74 orësh nën rrënoja, shpëtohen një foshnje 10-muajshe dhe një 11-vjeçar (VIDEO)
- 14:45 Rrëzohet një avion në Francë, humbin jetën 11 persona
- 13:59 “The Albanian Files”/ Berisha reagon pas deklaratës së Ramës: E trajton Shqipërinë si Sulltanatin e tij