Hamas refuzon armëpushimin, OKB: Mbi gjysmë milion banorë në Gaza rrezikojnë vdekjen

22 Dhjetor 2023 | 18:15

Nuk do të ketë bisedime të tjera për lirimin e pengjeve derisa Izraeli të ndalë sulmet në Gaza. Kështu kanë deklaruar përfaqësuesit e lëvizjes së Hamasit, të cilët refuzuan një sugjerim të shtetit hebre për një armëpushim 7-ditor. Nga ana e tij Hamasi kërkon armëpushim total.

Ndërkohë, Këshilli i Sigurimit shtyu sërish votimin për rezolutën e armëpushimit, edhe pse këtë herë Amerika deklaroi se mund ta mbështesë.

 “Nuk do të them se si do të votoj, por do të jetë një rezolutë, që nëse parashtrohet ashtu siç është, ne mund ta mbështesim”,- Linda Thomas Greenfield, ambasadore e SHBA në OKB.

Ndërkohë, një raport i hartuar nga agjenci të ndryshme të OKB-së thotë se rreth gjysmë milion persona rrezikojnë të vdesin nga uria në Gaza.

Sipas të dhënave të dokumentit, vështirësia në gjetjen e ushqimit nga popullsia në Gaza ka kaluar atë të viteve të fundit në Afganistan dhe Jemen.

Raporti paralajmëron se rreziku i vdekjeve nga uria po rritet çdo ditë, duke e lidhur atë me ndihmat e pamjaftueshme që hyjnë në Gaza.

Konkretisht, 576 mijë e 600 persona ndodhen në nivele “katastrofike”, thotë raporti.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026