Hamas sulmon automjetet e IDF-së, Izraeli kundërpërgjigjet me sulme ajrore

19 Tetor 2025 | 12:42

Një incident i rëndë është regjistruar sot në Rafah, ku luftëtarë të Hamasit kanë hapur zjarr ndaj një automjeti inxhinierik të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF). Lajmi raportohet nga Al-Arabiya dhe media izraelite N12.

Si reagim ndaj sulmit, Forcat Ajrore Izraelite kanë kryer tre sulme ajrore në të njëjtën zonë, duke e përshkallëzuar situatën në jug të Rripit të Gazës.

Ky zhvillim vjen vetëm pak ditë pas hyrjes në fuqi të një marrëveshjeje armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit, e cila kishte ngjallur shpresa për një qetësim të dhunës në rajon.

Ngjarjet në terren janë ndjekur nga afër nga Kryeministri Benjamin Netanyahu dhe Ministri i Mbrojtjes Israel Katz, të cilët kanë zhvilluar një mbledhje urgjente të kabinetit të sigurisë së bashku me drejtuesit e lartë të IDF-së, për të shqyrtuar përgjigjen ushtarake dhe hapat e mëtejshëm në Gaza.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026