Hamasi dhe Izraeli shkëmbejnë akuza për mosarritjen e një marrëveshjeje armëpushimi

5 Shtator 2024 | 19:27

Grupi militant Hamas akuzoi të enjten Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu se po përpiqet të ndalë arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi për luftën në Gazë, një ditë pasi zoti Netanyahu tha se Izraeli do të kombinojë trysninë ushtarake, me një qëndrim të vendosur për kërkesat që ka paraqitur.

Deklarata e Hamasit thotë se janë të panevojshme negociatat për propozimin e ri për armëpushimin, të paraqitur në korrik nga Shtetet e Bashkuara.

“Paralajmërojmë që të mos bihet pre e kurtheve dhe hileve të Netanyahut, i cili po i përdor negociatat për të zgjatur agresionin ndaj popullit tonë”, thuhet në deklaratën e Hamasit, që konsiderohet organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Bashkimi Evropian.

Gjatë një konference për shtypin në Jeruzalem, Kryeministri Netanyahu tha të mërkurën se Izraeli pati rënë dakord për propozimet e mëparshme për armëpushimin, ndërsa Hamasi i kishte refuzuar ato.

Kryeministri Netanyahu përsëriti qëndrimin e tij se Izraeli duhet të vazhdojë të ketë nën kontroll Korridorin Philadelphi, një brez tokësor prej 14 kilometrash përgjatë zonës kufitare mes Egjiptit dhe Gazës.

“Për sa i përket Gazës, janë tre objektiva të luftës: Objektivi i parë ishte të shkatërroheshin kapacitetet ushtarake dhe qeverisëse të Hamasit. I dyti ishte lirimi i pengjeve tanë dhe i treti ishte të siguroheshim se Gaza nuk do të përbëjë kurrë më rrezik për Izraelin”, tha ai. “Dhe të treja këto objektiva arrihen nëpërmjet kontrollit të Izraelit mbi Korridorin Philadelphi”.

Në Uashington, një zyrtar i lartë i administratës së Presidentit Biden u tha gazetarëve të mërkurën se negociatat për armëpushimin vazhdojnë dhe se marrëveshja është “pothuajse e përfunduar”, me përjashtim të dy pikave të mbetura – se cilët të burgosur palestinezë do të lirohen në këmbim të pengjeve të mbetura gjallë, si dhe në lidhje me praninë e forcave izraelite gjatë fazës së parë të marrëveshjes.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve

Byroja Federale e Hetimeve, FBI po ofron një shpërblim deri në 15,000 dollarë për informacione që do të ndihmojnë në identifikimin dhe arrestimin e personit ose...
12:40 | 15/07/2026

SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa

Shtetet e Bashkuara nisën sulme ndaj Iranit për natën e katërt radhazi të martën, me pjesën më të madhe të fushatës që synonte Sistanin dhe...
12:25 | 15/07/2026

Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’

Spanja dhe Gjibraltari po festojnë rënien e gardhit të fundit kufitar në Evropën Perëndimore, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje pas Brexit-it që i jep fund kontrolleve kufitare...
12:17 | 15/07/2026