Hamasi liron edhe 12 pengje të tjera, thotë Izraeli

28 Nëntor 2023 | 21:09

Edhe 12 pengje të tjera të mbajtura në Rripin e Gazës, 10 izraelite dhe dy tajlandezë, janë liruar nga Hamasi – grupi radikal palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE – njoftoi ushtria izraelite të martën mbrëma.

Zyra e kryeministrit të Izraelit tha se të 12 pengjet kanë mbërritur në Izrael.

“Familjet e tyre u njoftuan nga zyrtarët se ata janë kthyer në Izrael”, tha ajo në një komunikatë.

Në këmbim, Izraeli do t’i lirojë edhe 30 të burgosur palestinezë nga burgjet izraelite, në ditën e pestë të armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit.

Paraprakisht, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se përfaqësuesit e Kryqit të Kuq i transportuan 12 pengje në Egjipt dhe se ata ishin rrugës për në Izrael.

Izraeli dhe Hamasi u pajtuan për ta vazhduar armëpushimin deri të mërkurën, duke i rritur shpresat për këmbime të tjera të pengjeve të mbajtura nga Hamasi me të burgosur palestinezë në burgjet izraelite, si dhe për një ndërprerje më të gjatë të luftës më vdekjeprurëse dhe më shkatërruese mes tyre.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 5,000 të vdekur nga tërmetet në Venezuelë, FMN shpërndan 346 milionë fonde për rindërtim

Presidenti i Asamblesë Kombëtare, Jorge Rodriguez njoftoi se dy tërmetet që goditën Venezuelën muajin e kaluar vranë më shumë se 5,000 njerëz. Autoritetet gjithashtu shtuan se kishin...
13:18 | 18/07/2026

Ministrat izraelitë zbulojnë planet për vendbanime të reja të paligjshme në Gaza dhe Bregun Perëndimor

Ministrat e mbrojtjes dhe të financave të Izraelit njoftuan plane për tre vendbanime të paligjshme në Gaza dhe më shumë se 400 milionë dollarë fonde...
11:50 | 18/07/2026

“Malvinas janë argjentinas”, Shtëpia e Bardhë në mbrojtje të Argjentinës për banderolën për Ishujt Falkland

Shtëpia e Bardhë ka mbrojtur të drejtën e lirisë së fjalës së ekipit argjentinas të futbollit, pasi ata valëvitën një banderolë në mbështetje të pretendimit...
11:33 | 18/07/2026