Hamasi pranon marrëveshjen për armëpushim, Izraeli ende pa një qëndrim zyrtar

19 Gusht 2025 | 10:27

Hamasi ka pranuar një marrëveshje armëpushimi që përfshin lirimin e një pjese të pengjeve izraelite në këmbim të të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite. Lajmi është konfirmuar një deklaratë zyrtare e lëvizjes palestineze.

Sipas Hamasit, marrëveshja është propozuar nga ndërmjetësuesit e Katarit dhe Egjiptit, të cilët kanë zhvilluar bisedime intensive gjatë javëve të fundit. Propozimi mbështetet në planin e dorëzuar në qershor nga i dërguari amerikan, Steve Witkoff, dhe parashikon një armëpushim të menjëhershëm.

Në kuadër të marrëveshjes, forcat izraelite do të zhvendosen në pozicione të përcaktuara sipas planit amerikan, ndërkohë që ndihmat humanitare do të lejohen të hyjnë në Gaza në mënyrë të zgjeruar, për të përballuar nevojat urgjente të popullatës civile.

Një zyrtar i lartë i Hamasit, në një prononcim për CNN, deklaroi se marrëveshja përfshin lirimin e 10 pengjeve izraelite të gjalla dhe kthimin e 18 trupave të pajetë. Në këmbim, Izraeli do të lirojë 140 të burgosur palestinezë me dënim të përjetshëm, 60 të dënuar me mbi 15 vjet, si dhe të gjithë të miturit dhe gratë e burgosura palestineze.

Megjithatë, deri më tani, nuk ka një reagim të qartë nga autoritetet izraelite. Javën e kaluar, zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu kishte theksuar se çdo marrëveshje duhet të përfshijë lirimin e të gjithë pengjeve njëherësh.

Në një video të publikuar pas raportimeve për pranimin e marrëveshjes nga Hamasi, Netanyahu nuk e komentoi drejtpërdrejt planin, por tha se “nga këto raportime mund të krijohet përshtypja se Hamasi është nën një presion të madh.”

Ndërkohë, Shefi i Shtabit të Ushtrisë izraelite, gjeneral-lejtnant Eyal Zamir, u shpreh se konflikti ka hyrë në një pikë kthese pas 22 muajsh luftë, duke theksuar se fokusi mbetet tek intensifikimi i operacioneve ushtarake kundër Hamasit në Gaza.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026