Hamasi pranon propozimin amerikan, çfarë pritet të ndodhë në Gaza

6 Korrik 2024 | 15:11

Hamasi ka pranuar propozimin amerikan për të filluar bisedime për lirimin e pengjeve izraelitë, përfshirë ushtarë dhe burra, bëri të ditur të shtunën një burim i lartë i grupit militant për agjencinë ‘Reuters’.

Grupi militant islamik ka hequr dorë nga kërkesa, që përpara nënshkrimit të marrëveshjes, Izraeli të angazhohej fillimisht në një armëpushim të përhershëm.

Një zyrtar palestinez në dijeni të përpjekjeve për paqe të ndërmjetësuara ndërkombëtarisht, tha se propozimi mund të çonte në një marrëveshje kornizë nëse pranohej nga Izraeli duke i dhënë kështu fund luftës nëntë-mujore në Gazë.

Një burim në ekipin negociator të Izraelit, që foli në kushte anonimiteti, tha se tashmë kishte një shans real për të arritur marrëveshje, shkruan VOA.

Një zëdhënës i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment të shtunën.

Të premten zyra e tij tha se bisedimet do të vazhdonin javën e ardhshme duke shtuar se hendeku mes palëve mbeten ende.

Konflikti ka marrë jetën e më shumë se 38 mijë palestinezëve, sipas ministrisë së Shëndetësisë në Gazë që kontrollohet nga Hamasi.

Lufta nisi pas sulmit nga grupi militant ndaj shtetit hebre më 7 tetor të vitit 2023, duke vrarë 1200 persona e marrë peng 250 të tjerë, kryesisht civilë izraelitë.

Propozimi i ri siguron që ndërmjetësit të garantojnë një armëpushim të përkohshëm, dhënien e ndihmës dhe tërheqjen e trupave izraelite për sa kohë që bisedimet indirekte vazhdojnë, tha burimi i grupit militant.

Përpjekjet për të siguruar një armëpushim dhe lirimin e pengjeve në Gazë janë intensifikuar gjatë ditëve të fundit falë ndërmjetësimit të Uashingtonit, Izraelit dhe Katarit, i cili po udhëheq përpjekjet nga Doha, ku strehohet udhëheqësi i Hamasit.

Një burim në rajon tha se administrata amerikane po përpiqet të sigurojë një marrëveshje përpara zgjedhjeve presidenciale që mbahen në nëntor.

Kryeministri izraelit Netanyahu tha të premten se kreu i agjencisë së zbulimit ‘Mossad’ sapo ishte kthyer nga një takim fillestar me ndërmjetësit në Katar dhe se negociatat do të vazhdonin javën e ardhshme.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026