Hamza: Pa marrëveshje paraprake politike nuk ka votë nga PDK-ja
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka deklaruar se partia që ai përfaqëson nuk do të japë votë për president pa një marrëveshje paraprake politike.
Hamza tha për Kosovapress se qëndrimi i PDK-së ka qenë konsistent.
“Qëndrimi është i njëjti, Partia Demokratike e Kosovës ka konsistencë, s’kemi pasur vija të kuqe, kemi pasur vullnet të plotë të votojmë një kandidat, po nëse do të kishte qenë dikush prej familjes Jashari, flas me respekt, me respekt deri në përulje e vlerësojmë vendimin e familjes. Kemi thanë që duhet të ketë marrëveshje politike, që paraprakisht mi parapri marrëveshja politike që të kemi president të zgjedhur, të propozuarin nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës”, tha kryetari i PDK-së.
Ai u shpreh se nuk është takuar me kryeministrin Albin Kurti në Kuvend lidhur me këtë çështje.
Hamza thotë se nuk ka një qëndrim për Andin Hoti i përmendur në media si kandidat i mundshëm i Vetëvendosjes për president.
“S’kemi qëndrim se s’ka kandidaturë zyrtare, mirëpo pa marrëveshje paraprake nuk ka votë prej Partisë Demokratike”, tha Hamza.
Të shtëna me armë në Ferizaj të Kosovës, shoqërohet në polici 23 vjeçari
Protestë masive në qendër të Serbisë, dominojnë mesazhet për Kosovën
I zuri korrenti teksa ishin duke larë makinën, babë e bir humbin jetën tragjikisht në Deçan
- 10:27 Mbledhja e grupit të PS, një grup protestuesish mblidhen te Kryesia e Kuvendit
- 10:14 Sekretari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së thirrje emigrantëve: Të kërkojnë status të përhershëm ose të largohen
- 10:12 Serbia paralajmëron rritjen e arsenalit me raketa kineze
- 09:59 Shkon në mbi 1,450 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë, vijojnë kërkimet për të mbijetuarit
- 09:48 Zbulohet “planeti rozë”, teleskopi James Webb zgjidh misterin 10-vjeçar
- 09:48 Të shtëna me armë në Ferizaj të Kosovës, shoqërohet në polici 23 vjeçari