Hapen dyert për punëtorët e huaj, qeveria thjeshton procedurat

2 Nëntor 2022 | 20:55

Qeveria ka thjeshtuar burokracitë për regjistrimin e punonjësve të huaj. Një udhëzim i Ministrisë së Financave, i marrë që më 22 qershor, por i publikuar këtë të mërkurë në Fletoren Zyrtare redukton si kohën, ashtu edhe procedurat.

Sipas udhëzimit, të huajt mund të deklarohen vetë, ose përmes punëdhënësit të tyre në sistemin online të Agjencisë Kombëtare të Punësimit. Deklarimi duhet të bëhet brenda 7 ditëve nga nisja e punës.  

Konfirmimi jepet përmes rrugëve elektronike brenda pesë ditëve nga ana e autoriteteve. Dokumentacionet që kërkohen janë mjet identifikimi dhe kontrata e punës.

Numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri gjatë vitit të kaluar ishte rreth 15 mijë. Në krahasim me vitin 2020, rritjen më të madhe e kishin shtetasit nga Bangladeshi me 5 herë më shumë. 

Thjeshtimi i procedurave për punonjësit e huaj është kërkuar nga biznesi, sidomos ai fason. Edvin Prençi, përfaqësues i këtij biznesi tha për Euronews Albania se janë të paktën 25 mijë vende pune të lira në këtë sektor. 

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026