Hapet dhoma sekrete e Mikelanxhelos

15 Nëntor 2023 | 16:51

Një dhomë jo më e madhe se 30 metra katrorë, muret e të cilës janë të shënjuara me skica prej karboni që janë vizatuar gati 500 vite më parë.

Këto mure janë muret e dhomës sekrete të legjendarit Mikelanxhelo.

Për shekuj me radhë kjo dhomë ka qenë vetëm një depo e kompleksit të bazilikës së Shën Lorencit në Firence. Me pas, në vitin 1975, nën dy shtresa suvaje, dolën në pah këto vizatime.

Për rreth dy muaj mjeshtri I famshëm dhe protagonist i Rilindjes italiane të shekullit të 15-të është fshehur në këtë dhomë për t’i shpëtuar përndjekjes dhe hakmarrjes së Papës, pas mbështetjes së tij ndaj Republikës së Firences kundër Medicit dhe kundër papatit.

Këtu në këtë dhomë, ai la shenjat e tij.

“Është një zbulim i jashtëzakonshëm. Duket sikur nuk ka kaluar koha kurrë që nga ajo epokë. Me këto vizatime mund të shohësh sesi shpiket një vepër arti, zanafilla e saj. Është e mrekullueshme!” thotë Francesca De Luca, kuratore e muzeut “Cappelle Medicee”.

Disa prej këtyre vizatimeve mund të mos jenë të Mikelanxhelos, por të nxënësve të tij ose dhe të artistëve të tjerë. Megjithatë, disa prej tyre janë gjurmë e pakundërshtueshme dhe të pashmangshme të gjeniut rilindës.

Studimi i trupit, fytyrës, gjurmët e zeza të pishtarëve të ndriçimit, kompozimet e ndërlikuara të trupave, të thurur, të mbivendosur mbi këto mure, janë pasqyra e një artisti, i cili nuk reshte kurrë së studiuari, së kërkuari, përmes vizatimeve të tij.

“Disa ngjasojnë me pikturat e Kapelës së Sistinës. Në një mënyrë kujtojnë pak krijimin e veprës, Zotin atë që fluturon në ajër. Edhe pse jo identik, e kujton shumë”, shprehet  kuratorja.

Më në fund, dhoma e fshehtë e Mikelanxhelos hapet për publikun!

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lëkundje të forta tërmeti në orët e para të mëngjesit në Turqi, sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 5 ballë goditi provincën Malatya të Turqisë juglindore këtë mëngjes dhe u ndje në provincat fqinje pa shkaktuar dëme ose viktima, tha Agjencia Turke...
08:34 | 18/07/2026

Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin

Irlanda ka miratuar legjislacionin për të krijuar regjistrin e parë publik në vend të autorëve të dhunës në familje. I njohur si Ligji i Jennie-s,...
21:55 | 17/07/2026

Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake

Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës u zotuan të premten të thellojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe të kundërshtojnë konkurrencën e fortë ekonomike nga Kina, e cila,...
21:00 | 17/07/2026