Hapet ekspozita “Parajsa Artificiale”, 60 vepra të “The Two Gullivers” në Tiranë
“Paradis Artificiel” – “Parajsa Artificiale” është ekspozita më e re në Galerinë e Artit në Tiranë, e sjellë nga çifti i artistëve Flutura Preka dhe Besnik Haxhillari, të njohur ndryshe si The Two Gullivers.
Përmes vizatimit dhe pikturës, artistët risjellin skena dhe ndjesi nga veprimtari performative, shpesh duke përdorur lule artificiale, të cilat në trajtim vizual duken natyrale dhe të freskëta.
“Jemi përpjekur që të mbajmë një teknikë shumë modeste me laps po që është një demazh artistik i joni. Vizatimi është një nga teknikat që e mbajmë vazhdimisht dhe e punojmë. Jetojmë në Kanada dhe na mungojnë ngjyrat. E kemi titulluar Parajsë sepse sido që të jetë, ngjyra na sjellë një gëzim, bëhet një lloj terapie. Shpeshherë mund të sajojmë një projekt sepse e kemi të nevojshme dhe nga ana shpirtërore”, thotw Flutura Preka, artiste.
Ekspozita gjithashtu përfshin vizatime të luleve natyrale, si një mënyrë për të reflektuar mbi përjetimin e një parajse të bukur, por të pakapshme dhe thellësisht artificiale.
“Kjo ekspozite është për t’i bërë thirrje dhe njerëzve dhe publikut për t’i tërhequr drejt së bukurës. Për herë të parë mundëm të grumbullojmë rreth 60 vepra në këtë ekspozitë ku përveçse është një koncept është një univers lulesh ku dhe praktika e të pikturuarit duke zbuluar bukurinë që ka natyrë”, shprehet Besnik Haxhillari, artist.
Në thelb të veprës së The Two Gullivers është ideja e udhëtimit, migrimit dhe identitetit, duke e trajtuar artin si një dialog të hapur dhe ndërveprues me publikun.
Ekspozita “Parajsa Artificiale” është një ftesë për reflektim mbi realen dhe të krijuarën, mbi kujtesën dhe prezencën artistike, mbi natyrën dhe artificën.
Ikonat e Onufrit dhe Shpatarakut tërheqin turistët, rritet interesi për Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë
Shtëpia ku lindi i madhi Faik Konica në harresë, thirrje që të kthehet në muze
Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore
- 18:23 Trump: Ja udhëzimi që kam lënë nëse Irani ndërmerr një sulm ndaj meje
- 18:13 Hungaria i bashkohet Prokurorisë Publike Evropiane, hapet rruga për hetime mbi fondet e BE-së
- 17:57 SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit por mban gati objektivat ushtarakë, prioritet diplomacia
- 17:56 Rama mesazh me foton e Flamingove për BE-në: Thanë se negociatat u bllokuan, puna e tyre janë llafet! Fjala jonë është puna
- 17:39 Takimi Kurti-Hamza përfundon pa rezultat konkret, vijojnë negociatat për institucionet e reja në Kosovë
- 17:31 Rikonstruktohet aksi Qafë Qelë–Koman, përmirësohet rruga drejt një prej zonave turistike në veri