Hapet gara për unazën e re të Elbasanit, rrugë alternative për të shfryrë trafikun

9 Janar 2024 | 14:14

Trafiku i rënduar në unazën e Elbasanit pritet që të marrë zgjidhje së shpejti, me ndërtimin e një by passi të ri në pjesën lindore të qytetit. Autoriteti Rrugor njofton se ka hapur garën për të gjetur kompaninë që do të ndërtojë rrugën e re.

Unaza e Elbasanit është bërë një nga rrugët më problematike për fluksin e trafikut që krijohet aty. Rritja e volumit të makinave që i dejtohet Juglindjes ose kryeqytetit prodhon cdo ditë një varg të gjatë makinash që ngelen të tëra në zonën e Bradasheshit dhe në unazën lindore.

Për këtë arsye, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka propozuar hapjen e një rruge të re, e cila nis në pikën ku përfundon autostradaTiranë-Elbasan dhe zgjatet deri në dalje të qytetit në segmentin Elbasan-Përrenjas.

Ideja është e hershme, por tashmë ARRSH njofton se është momenti për hapjen e garës që do të sjellë më pas edhe nisjen e punimeve.

Sipas kërkesës fillestare, rruga është menduar që të ketë dy korsi kalimi me gjërsi 3.75 metra secila, një korsi emergjence, bankinë të asfaltuar dhe ishull trafiku.

“Bazuar në Planin e Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Elbasan, gjurma e ByPass-it të këtij qyteti është tashmë e përcaktuar. Zgjidhjet e propozuara në projekt-ide, në qoftë se është nevoja, edhe lëvizja e aksit të rrugës nga gjurma e parashikuar, duhet të konsultohet dhe miratohet në bashkëpunim me qeverisjen vendore, Bashkinë Elbasan”, thuhet në dokumentin e hartuar. Kujtojmë se gjatë ditëve të festave, trafiku i rënduar detyroi njerëzit të qendronin për më shumë se 4 orë të bllokuar në unazën aktuale.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026