Hapet në Prishtinë ekspozita me lodrat e fëmijëve të luftës
Ekspozita “Loja e Ndërprerë” është hapur në Prishtinë, ku janë ekspozuar lodrat e fëmijëve që i mbajtën në duar gjatë luftës së vitit 1999. Kjo është ekspozita e parë që u mbajt në Muzeun e Fëmijëve të Luftës, i cili u hap në Prishtinë. Aty janë ekspozuar dhjetëra lodra të fëmijëve gjatë luftës në Kosovë, përmes të cilave përçohen mesazhe plot emocione komplekse, të cilat vetëm lufta mund t’i sjellë.
Bjeshka Guri, drejtoreshë e muzeut, ka thënë:
“Na kthen pas në jetën e fëmijëve që i mbijetuan luftës. Një ekspozitë që do t’ju dërgojë në ikje, frikë, fshehje, lojë dhe emocione komplekse, që vetëm lufta mund t’i sjellë. Çdo objekt dhe rrëfim në këtë ekspozitë ju fton që me mendje kritike e zemër të hapur të përballeni me të vërtetat e luftës dhe me të kaluarën, që nuk duhet të lejojmë të bëhet kurrë e tashme. Loja e Ndërprerë adreson pikërisht fëmijëritë e ndërprera dhunshëm nga lufta.”
Pjesë e kësaj ekspozite ishin edhe punimet e artistit të njohur kosovar, Petrit Halilaj. Ai ka thënë: “Vizatimi që është në ekspozitë, nga viti 1999 kur isha në kampet e refugjatëve në Shqipëri, më kujton atë pjesë të fëmijërisë. Ne si familje kemi dy vizatime aty; ka qenë për ne shumë me rëndësi të shprehemi përmes vizatimit dhe të ndajmë përvojat tona të luftës.”
Megjithatë, hapja e këtij muzeu nuk ka gjetur mbështetje institucionale as pas disa vitesh përpjekjesh. Prandaj, ai është hapur përkohësisht në një hapësirë private.
Marigona Shabiu, drejtoreshë e YIHRS, ka deklaruar: “Ky muze nuk është thjesht një hapësirë fizike, por një përpjekje për të ndërtuar ura mes të kaluarës dhe të ardhmes. Një hapësirë për të dëgjuar zëra që shpesh harrohen, për të kuptuar dhimbjen e së shkuarës dhe për të mësuar nga ajo. Për këta pesë vjet të kaluar kemi qenë duke kërkuar një hapësirë publike për të vendosur muzeun, por të gjitha përpjekjet tona kanë dështuar, gjë që tregon për një mosgatishmëri të institucioneve publike për të mbështetur nisma të tilla të kujtimit. Prandaj, muzeun jemi duke e hapur përkohësisht në një hapësirë private.”
Muzeu do të përfshijë sende personale, video-dëshmi dhe eksponate që tregojnë përvojat e fëmijëve gjatë luftës në Kosovë.
LEXONI GJITHASHTU:
Përplasje fizike mes 15 personash në Lipjan, shkak një pronë. 11 prej tyre përfundojnë në spital
Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën
Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë
- 09:55 Neymar rikthehet në fushën e Kupës së Botës, stadiumi ngrihet në këmbë. Braziliani nuk i mban lotët (VIDEO)
- 09:52 Përplasje fizike mes 15 personash në Lipjan, shkak një pronë. 11 prej tyre përfundojnë në spital
- 09:45 I theu këmbën mesfushorit kanadez, Assim Madibo ndëshkohet me 5 ndeshje pezullim për ndërhyrjen e rëndë
- 09:35 Tërmetet që tronditën Venezuelën, djali i Maduro-s: Situata është shumë serioze, po luftojmë për të shpëtuar të mbijetuarit
- 09:33 Machado reagon për tërmetet shkatërruese në Venezuelë: Përqafimi im i pafund është me ju
- 09:32 Netanyahu: Nuk i kam kërkuar kurrë leje Trump për të sulmuar Iranin