Kriptovalutat duket se do të jenë e ardhmja e të bërit biznes në të gjithë botën. Presidenti i ri i SHBA-ve hodhi në treg kriptovalutën e tij, e cila në pak orë, shumëfishoi pasurinë e 525 personave nëpër botë. Kosova e ka miratuar ligjin për kriptovalutat në 2024-ën, por ende nuk ka marrë formë. Se si funksionon kjo sipërmarrje në Kosovë, na e tregon kronika në vazhdim.
Ardhja në pushtet e Donald Trump, marrja e shume vendimeve qe në ditën e pare te punës, por edhe lançimi i nje kriptovalute nga vetë ai, nga ekonomistet dhe njohësit e kësaj fushe po shihet si vule e një rendi te ri botëror.
“Rritja e një kriptovalute për 24 ore siç ndodhi me atë qe e plasoi z. Trump e dëshmon me te vërtetë një qasje te re ose vulosjen e një rendi te ri ekonomik që definitivisht për këtë rend Evropa dhe vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë te përgatitura”, Safet Gerrxhaliu, ekonomist.
Prandaj, sipas Safet Gerrxhaliut, infrastruktura ligjore dhe trajtimi i këtyre ndryshimeve qe po vijnë duhet te jene prioritet i qeverise se re te Kosovës.
“Pas zgjedhjeve duhet te jete prioritet hartimi i legjislacionit ne këtë fushe sepse ne krahasim me vendet e zhvilluara sidomos me Amerikën jemi shume larg realitetit dhe besoj qe tani me ardhjen e Trumpit është një momentum i ri nje momentum i kthesës ku banka qendrore e Kosovës edhe institucionet tjera bankare duhet te investojnë ne marrjen e informacionit dhe edukim, duhet te investojnë ne vetëdijesime dhe definitivisht qytetari i Kosovës duhet te jete i përgatitur për epokën Trump”, Safet Gerrxhaliu, ekonomist.
Sipas tij, jo vetëm Kosova e BP, por edhe Evropa është e vonuar ne këtë drejtim.
Se duhen ndërmarrë hapa e thonë edhe nga komuniteti i kriptovalutave në Kosove.
“Jemi shumë mbrapa. Duhet të ecim me hapa të shpejt për shkak se bota po eci me hapa të shpejt, por komuniteti në këtë rast është gati, e dinë si funksionon, e dinë se në çfarë të investojnë, si tu ruhen rreziqeve, pra nuk ka nevojë shteti të nxjerr ligje për të mbrojtur komunitetin sepse ne e dimë më mirë se sa shteti”, Milot Mehmeti, njohës i kriptovalutave.
Ndryshe, Milot Mehmeti, qe është përfshirë në botën e kriptovalutave prej disa vitesh, tregon se edhe në Kosove u përfitua nga lançimi i valutës së Trumpit, duke mos e përjashtuar që dikush të jetë bërë milioner.
“Ka pas investim edhe ndikim. Është lannçuar ne orën 3 te natës me orën tone edhe nuk kane pas mundësi krejt te investojnë në kohen e duhur dhe me çmim të mirë por ka pas plot që kanë investuar edhe që kanë përfituar prej saj edhe pse ajo ka pas një rënie tashmë. Brenda 24 ore 525 milionere te rinj jane ne bote prej atij coin-i. Tashi a jane ne Kosove a ne Amerike a kudo ne bote ne komunitetin e kriptove”,- Milot Mehmeti, njohës i kriptovalutave.
Mehmeti thotë se ndryshimet qe po ndodhin me ardhjen e Trump, sidomos ne ekonomi dhe ne mënyrën e te berit biznes janë kërkuar e përkrahur edhe me herët nga ky komunitet, por qe tani duket se do te behën realitet. Nga ana tjetër BQK në një kthim përgjigje sa i përket ligjit për kriptovalutat në Kosovë, konfirmon se ligji ka hyrë në fuqi në 22 nëntor të 2024-ës, por ende nuk ka marrë formë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kriptomonedhat në Shqipëri, si funksionon ligji dhe cilat janë avantazhet
- Pas Donald Trump, edhe Melania prezanton kriptomonedhën e saj