Pas Donald Trump, edhe Melania prezanton kriptomonedhën e saj
Pas Donald Trump edhe bashkëshortja e tij Melania Trump, ka hyrë në botën e kriptovalutave.
Zonja e parë e ardhshme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës prezantoi kriptomonedhën $MELANIA, ku ftoi ndjekësit e saj në “X” ta blejnë atë.
“Kriptomonedha zyrtare e Melania është gati! Ju mund të blini $MELANIA tani,” shkroi ajo.
Sipas faqes zyrtare, $MELANIA është ndërtuar dhe gjurmuar në blockchain Solana dhe përfaqëson një qasje inovative në përdorimin e teknologjisë së financave të decentralizuara (DeFi).
CoinMarketCap raporton se kriptomonedha $TRUMP ka arritur një vlerë tregu prej 12 miliardë dollarësh, ndërsa $MELANIA qëndron në rreth 1.7 miliardë dollarë. Të dyja monedhat kanë regjistruar rritje të ndjeshme, megjithatë tregtia e tyre ka qenë e paqëndrueshme që nga hedhja në treg.
Donald Trump, i cili më parë i ka kritikuar kriptovalutat duke i quajtur “mashtrime”, ndryshoi qasje gjatë fushatës presidenciale të vitit 2024, duke pranuar donacione në formë të aseteve dixhitale. Ai gjithashtu premtoi krijimin e një rezerve strategjike të bitcoin dhe emërimin e rregullatorëve financiarë më miqësorë ndaj industrisë së kriptove.
Rregulloret më të lehta të pritura gjatë administratës Trump kanë ngritur optimizmin brenda komunitetit të kriptove. Bitcoin, për shembull, arriti një rekord të ri, duke u tregtuar aktualisht në rreth 107,000 dollarë, sipas Coinbase.
Në prag të inaugurimit të Trump, liderët e industrisë, përfshirë ekspertin e kriptove David Sacks, organizuan një event të quajtur “Crypto Ball” në Uashington, DC, duke festuar zhvillimet e fundit.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë