Hapet panairi i librit, më shumë se 97 shtëpi botuese nga mbarë trevat shqipfolëse
Panairi i librit në Tiranë ka nisur paraditen e kësaj të mërkure. Rreth 97 shtëpi botuese dhe një sërë botimesh të reja, shkrimtarësh dhe përkthyesish shqiptarë dhe të huaj vijë në këtë edicion të 25 nën moton të gjithë jemi lexues.
Është çelur paraditen e kësaj të mërkure edicioni I 25- të i panairit të librit në Tiranë. Nën moton të gjithë jemi lexues më shumë se 97 shtëpi botuese sjellin për lexuesit një sërë titujsh të rinj, por edhe të njohur, përkthimesh dhe ripërkthimesh. Në ceremoninë hapëse të këtij edicioni, kryetari i shoqatës së botuesve, Petrit Ymeri rikujtoi rrugëtimin e kësaj feste librore përgjatë 25 viteve.
“Një rrugë e gjatë, një rrugë e bukur kemi nisur me shumë entuziazëm dhe ky entuziazëm na ka ndjekur për 25 vite me radhë”- Petrit Ymeri Kryetar i Shoqatës së botuesve shqiptarë
Teksa Ministra e kulturës Elva Margariti u ndal tek motoja e këtij edicioni.
“Vit pas viti gjithmonë e më shumë motoja të gjithë jemi lexues mbetet jo thjesht më një fjali që ne shkëmbejmë me dëshirën që kjo të jetë e vërtetë, por është e vërtetë. Po ta shohim sot kemi kaq shumë të rinj dhe të reja kaq shumë fëmijë kaq shumë studentë që na tregun që jo vetëm kemi shpresë, por është një realitet i prekshëm”- tha Elva Margariti ministre e kulturës.
Vec titujve të rinj dhe autorëve të rinj, ky edicion rikthen tek lexuesit edhe një sërë autorësh shqiptarë bashkëkohorë.
“I kam lexuar pjesën më të madhe të titujve që kanë ardhur në këtë panair. Dua të them që kanë ardhur autorë të rëndësishëm. Kemi një rikthim të Ben Blushit, një emër i rëndësishëm i letërsisë bashkëhore shqiptare. Besnik Mustafai, vjen me një roman të ri por do të doja të vija thesin ehe tek botimet e shumë autorëve të rinj shqiptar”- tha Alda Bardhyli drejtoreshë e QKLL.
Panairi i librit do të qëndrojë i hapur deri më datë 20 nëntor për t’u finalizuar me ndarjen e çmimeve letrare.
LEXONI GJITHASHTU:
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 13:56 Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare