Hapet testamenti i Giorgio Armanit, kush janë trashëgimtarët
Testamenti i stilistit të madh italian të modës, Giorgio Armani, është hapur në Milano, duke zbuluar dëshirat e tij për kontrollin dhe menaxhimin e shtëpisë së tij të famshme.
Stilisti legjendar ndërroi jetë në moshën 91 vjeç, vetëm disa javë para festimit të planifikuar të 50-vjetorit të shtëpisë së tij në Javën e Modës në Milano.
Sipas testamentit, partneri dhe bashkëpunëtori i ngushtë i Giorgio Armanit, Leo Dal’Orco, do të ketë 40% të të drejtave të votës në shtëpinë e modës. 30% do t’u takojnë mbesave të stilistit, Silvanës dhe Andreas, dhe 30% e mbetur fondacionit të krijuar nga Armani.
Sa i përket kompanisë që menaxhon pasuritë e tij të paluajtshme, pronare do të jenë motra e tij, Rossana, dhe dy mbesat e tij.
Prona përfshin prona në Milano, vila në Saint-Tropez dhe ishullin italian të Pantelleria, ndërsa Leo Dal’Orco do të ketë uzufruktin e tyre, përfshirë rezidencën në kryeqytetin italian ku jetoi Armani.
Testamenti përcakton gjithashtu se brenda 18 muajve nga publikimi i tij, 15% e shtëpisë duhet t’i shitet një grupi me fuqi të krahasueshme, si LVMH, Luxottica ose L’Oreal.
Tre vjet më vonë, mund të shitet një përqindje shtesë prej 30%-54.9%, duke lënë të hapur mundësinë e një ndryshimi të ardhshëm të pronësisë së shtëpisë me famë ndërkombëtare.
Giorgio Armani kërkon në testamentin e tij që shtëpia të menaxhohet “etikisht, paanësisht dhe pa asnjë të metë”, me theks në ruajtjen e një stili bashkëkohor dhe thelbësor, elegance, inovacioni dhe cilësie.
Lajmi për vdekjen e tij u njoftua të enjten, më 4 shtator, me “trishtim të pafund”, tha shtëpia e modës në një deklaratë.
LEXONI GJITHASHTU:
Sulm i armatosur në jug të Tajlandës, vriten 5 anëtarë të forcave të sigurisë. Plagosen 6 persona
Rusia kufizon transportin detar gjatë natës në portin e saj më të madh të mallrave pas sulmeve me dronë ukrainasë
Burnham do të ulë tarifat e biznesit për baret, klubet dhe vendet e muzikës live
- 10:38 Kuvendi mban një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të ish-deputetit Emin Riza
- 10:35 Protestuesit bllokojnë rrugën me koshat e mbeturinave, ndërhyn policia
- 10:22 Protestuesit hedhin lëndë plasëse jashtë ambienteve të Parlamentit, lëndohet një efektiv policie
- 10:22 Konferenca e Kryetarëve pa vendimmarrje për kërkesën e PD për reformën Territoriale, do të votohet në Parlament
- 10:04 Berisha dhe deputetët e PD mbërrijnë në Kuvend, vijojnë tensionet e qytetarëve me policinë
- 10:00 Balla publikon pamjet e policit të plagosur nga tensionet jashtë Kuvendit: Kjo nuk është më protestë paqësore, por terrorizëm