Hapet “Tirana Training Center”, Rama: Katalizatori i zhvillimit të kinematografisë
Ish-Kinustudio është kthyer në një qendër profesionale për zhvillimin e artit kinematografik në Shqipëri, e cila do të quhet “Tirana Training Center”.
Kjo qendër do të shërbejë si katalizator për zhvillimin e kinematografisë dhe prodhimeve audiovizuale, duke ofruar trajnimet profesionale dhe duke shërbyer si një urë lidhëse mes industrisë krijuese dhe tregut ndërkombëtar, me pjesëmarrjen e profesionistëve nga HBO, Netflix, Warner Brothers dhe të tjerë.
I pranishëm ishte edhe Kryeministri Edi Rama, i cili theksoi se ky transformim për kinematografinë ishte e paimagjinueshme vite më parë në Shqipëri.
“Vërtet një moment i veçantë. Rikthehemi këtu në këtë hapësirë pas një pune të mundimshme, për të restauruar gjithçka dhe për të hapur një program inkurajues dhe frymëzues, duke krijuar mundësi të reja për të rinjtë dhe të rejat e Shqipërisë kreative,” tha Rama.
Mes tjerash, Rama tregoi për programin televiziv holandez që i bëri holandezët ta shikonin Shqipërinë me një sy tjetër.
“Jam optimist se të gjithë ata të tjerë do të vijnë në Shqipëri për të parë mundësi, dhe do të mbeten me sytë prapa. Ju tregova miqve amerikanë historinë e prodhimit të shfaqjes televizive holandeze, që ishte një nga arsyet e ndryshimit të perceptimeve të holandezëve për Shqipërinë”, tha Rama.
Qendra do të shërbejë gjithashtu si mundësi për arsimin profesional në art dhe kinematografi, ndërsa do të zhvillohen një sërë aktivitetesh dhe eventesh.
LEXONI GJITHASHTU:
Ikonat e Onufrit dhe Shpatarakut tërheqin turistët, rritet interesi për Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë
Shtëpia ku lindi i madhi Faik Konica në harresë, thirrje që të kthehet në muze
Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore
- 22:29 AF Elbasani përgatitet për duelin e kthimit me BATE Borisov, prezanton përgatitësin e ri atletik
- 22:23 Sulmuesi Kristi Bespallov shfaqet te Karvina, e ardhmja mes Çekisë dhe Superiores
- 22:21 Deputeti i PS-së, Qose: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë
- 22:11 Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja
- 22:10 “PD me 35 amendamente në Komitetin BE-Shqipëri”, Spahia: Pasqyrojnë shqetësimet e qytetarëve dhe raportet e ndërkombëtare
- 21:59 Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset