Hapet ura më e gjatë në Finlandë, vetëm për këmbësorë dhe çiklistët
Helsinki ka inauguruar urën më të gjatë dhe më të lartë në Finlandë, e cila shtrihet 1,191 metra dhe lidh zonat Korkeasaari dhe Kruunuvuorenranta.
Ndryshe nga shumica e urave, ajo nuk do të përdoret nga makinat, por është e dedikuar vetëm për këmbësorët, çiklistët dhe transportin publik.
Ura e re redukton ndjeshëm distancën mes Kruunuvuorenranta dhe qendrës së qytetit, duke e ulur nga 11 kilometra në rreth 5.5 kilometra. Kryebashkiaku i Helsinkit, Daniel Sazonov, e cilësoi atë si një pikë referimi të re që do të tërheqë vizitorë dhe do të ndryshojë mënyrën si lidhen zonat e qytetit.
Mbi 50,000 persona e vizituan urën gjatë fundjavës së hapjes, duke treguar interes të madh për projektin.
Ndërkohë, Helsinki po pasurohet edhe me atraksione të tjera, përfshirë rihapjen e sallës historike të notit Yrjönkatu, hapjen e një vile tradicionale në Muzeun e Hapur Seurasaari, një restorant të ri në stacionin qendror dhe hotelin luksoz Ëaldorf Astoria Helsinki.
Peshkaqeni i bardhë i madh shihet për herë të parë në Detin Mesdhe
Mijëra njerëz protestojnë në Berlin, kërkojnë dorëheqjen e kancelarit Merz
Evropa e gatshme të marrë rol udhëheqës në bisedimet për paqen në Ukrainë
- 22:29 Vokshi: Protesta nuk shuhet me fillimin e Botërorit, tani duhet t’i drejtohen me kërkesa Parlamentit
- 22:05 Tensione në protestë, gazetari tregon se cilave parti u përkisnin disa nga pjesëmarrësit
- 22:04 Propozimi i analistit për protestat: Efekti domino ka nisur, por qytetarët duhet të kenë platformë politike
- 21:47 Reagimi i Iranit për protestat, Bardhi-Ramës: Vetë i fute në debat
- 21:38 SHBA mes Izraelit dhe Iranit, Trump zbulon detaje nga telefonata me Netanyahun: E paralajmërova se…
- 21:27 Papa Leo në Spanjë, kërkon mbrojtje dhe integrim më të madh për emigrantët