Harris kalon sërish Trump, demokratja merr ‘frenat’ e elektoratit të klasit të mesëm

10 Tetor 2024 | 20:13

Kandidatja demokrate për presidente Kamala Harris ka zhbërë avantazhin e rivalit republikan Donald Trump në pjesën dërrmuese të klasit të mesëm të shoqërisë amerikane, duke tërhequr banorët e periferive dhe ata me të ardhura të mesme.

Kështu tregon një sondazh analitik i dyshes “Reuters/IPSOS”.

Që kur presidenti Joe Biden e braktisi garën për rizgjedhjen më 21 korrik, zëvendës presidentja Harris ka marrë drejtimin e të dyja grupeve demografike, duke ringjallur perspektivën e demokratëve në zgjedhjet e 5 nëntorit, edhe pse diferenca në garë mbetet e ngushtë.

Zonat periferike, që përbëjnë rreth gjysmën e elektoratit amerikan dhe janë multietnike, kanë një rëndësi kyçe. Biden e mundi Trump në kontetë periferike me rreth 6 pikë përqindjeje në zgjedhjet presidenciale të 2020-s.

Përpara tërheqjes së tij, Trump kryesonte ndaj Biden 43 për qind me 40 në sondazhet e “Reuters dhe IPSOS” në qershor dhe korrik, rezultatet e të cilëve vinin në dukje nevojën për të rikthyer energjitë tek mbështetësit.

Harris nisi ta mbyllte hendekun kur nisi fushatën në korrik dhe i çoi shifrat 47 me 41 për qind në favorin e saj në radhët e votuesve periferikë në sondazhet e bëra në shtator dhe tetor.

Kjo sjell një lëkundje prej 9 pikësh në favor të demokratëve, sipas analizës së agjencisë prestigjioze të lajmeve dhe asaj të kërkimeve globale, që intervistuan 6 mijë votues të regjistruar.

Gjatë të njëjtave periudha, Trump kaloi nga udhëheqja kundrejt Biden 44 me 37 për qind tek qytetarët e klasit të mesëm, tek rënia 43 me 45 për qind përballë Harris.

Shifrat në fjalë kanë një marzh të ulët gabimi prej 3 pikë përqindjeje. Por vlen të theksohet se krahas zonave periferike një rëndësi të madhe për procesin elektoral kanë edhe zonat rurale, ku “ligjin” e bëjnë republikanët.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026