Harris mbështetje Ukrainës dhe NATO-s: Jo politikave të Trump kundër aleatëve

23 Gusht 2024 | 14:17

Nga konventa e demokratëve, ku pranoi zyrtarisht nominimin për zgjedhjet e nëntorit, Kamala Harris u zotua se do të vazhdojë mbështetjen për Ukrainën në luftën kundër Rusisë. Gjatë fjalimit, ajo kritikoi ish-presidentin Donald Trump për komentet e tij lidhur me luftën.

“Trump nga ana tjetër kërcënoi se do të braktisë NATO-n. Ai inkurajoi Putin të pushtonte aleatët tanë; tha se Rusia mund të bëjë çfarë të dojë”, tha Harris.

Harris riafirmoi mbështetjen e saj edhe për NATO-n, që ka ndihmuar Ukrainën në këto dy vite e gjysmë konflikt.

“Pesë ditë përpara se Rusia të sulmonte Ukrainën unë takova presidentin Zelensky për ta informuar mbi planin e pushtimit të Moskës. Ndihmova në mobilizimin e 50 vendeve kundër agresionit të Putin dhe si presidente do të vazhdoj t’i qëndroj pranë Ukrainës dhe aleatëve në NATO”, deklaroi Harris.

Nga ana tjetër, nuk pati një ndryshim të qasjes së administratës Biden ndaj Izraelit, me Harris që theksoi se do ta mbrojë gjithmonë aleatin kyç të SHBA. Por ajo tha se lufta në Gaza duhet të marrë fund.

Harris kritikoi gjithashtu Trump për afrimin e tij me tiranë si lideri koreano-verior Kim Jong Un. Amerikanët do t’u drejtohen qendrave të votimit më 5 nëntor.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026