Harta e re gjyqësore kosto për qytetarët e Korçës. Shella: Zvarrit në kohë proceset 

9 Dhjetor 2023 | 16:05

Me implementimin e hartës së re gjyqësore, Gjykata e Apelit të Korçës u shkri në gjykatat e rretheve të tjera e dosjet u transferuan drejt Tiranës.

Kur gjykata mbrapa meje ishte funksionale, një qytetari korçar i duheshin afro 500 ditë që çështja e tij të niste shqyrtimin ndërkohë që tanimë i duhen plot 2555 ditë, e thënë ndryshe, 7 vite “Kështu është shprehur nga Korça Gerti Shella, ekspert ligjor. Sipas tij, harta e re gjyqësore nuk ka sjellë lehtësim të shqyrtimit të çështjeve në Gjykatën e Apelit por përkundrazi, ka rritur kohën e mbylljes së një çështje

“Situata që paraqitet sa i takon drejtësi është përkeqësuar shumë nga 2016, kur nis me reformën. Në 2016 një çështje themeli zgjidhej për 147 ditë, para se të shkrihej e merrte për 533 ditë. Në 6 mujorin e parë kur qytetarët korçare marrin drejtësi ne një gjykatë të vetme në Tiranë kohëzgjatja e vlerësuar për shqyrtimin është 7 vite. Ka qenë më mirë para fillimit të reformës së re gjyqësore e ka eënë më mirë kur gjykata e Korçës ishte më keq dhe erdhi në shkrirjen e saj”, thotë Shella.

Nga ana tjetër eksperti ligjor ka bërë me dije se vonesat në shqyrtimin e çështjeve në gjykatën e apelit sjellin vonesa në disa hallka të sistemit, si zyrat noteriale dhe kadastrale

“Vëmë re me keqardhje që sistemi agregate si shërbimi noterial, shërbim i rëndësishëm që e bën efektiv vendimin gjyqësor po shkakton vonesa tej të arsyeshmes duke krijuar pamundësi palëve për të bërë të mundur çelje të trashëgimisë, me kadastrën etj. Situata e vonesave po kthehet sistemike e ne duhet të bëjmë çmos që ky tumor po përhapet, thjesht pengon aksesin në shërbimet e drejtësisë, të mund të përmbahet e kufizohet pa humbur kohë”, shprehet ai.

Me mbylljen e gjykatës së apelit në Korçë kanë shkuar drejt asaj të Tiranës me shume se 3200 dosje të pa shqyrtuara

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026