English

Haxhiu kundër Hazizaj: Testimi i virgjërisë edhe në Shqipëri, s’ka lidhje me fenë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu tregoi në Goodmorning Albanians si lindi nevoja për ta kthyer në vepër penale testimin e virgjërisë.

- Advertisement -

Haxhiu tha se vendimi erdhi pas raportimeve të kahershme nga mjekësia ligjore, se shumë njerëz bëjnë edhe testime të virgjërisë.

Në përgjigje të deklaratës së aktivistit Altin Hazizaj, që e lidhi testin e virgjërisë më ndikimin e madh të fesë në Kosovë, ministrja Haxhiu u shpreh se testi i virgjërisë bëhet edhe në Shqipëri dhe nuk ka lidhje me fenë.

“Më duhet ta kundërshtoj fuqishëm se nuk besoj se ka të bëjë me fenë, është gabim ta thuash. Si Kosova dhe Shqipëria kanë probleme të njëjta në këtë drejtim, dhe raste të tilla të testit të virgjërisë bëhen edhe në Shqipëri, ndaj edhe Shqipëria duhet ta hapë si diskutim këtë për të mbrojtur gratë”, tha Haxhiu.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?