Hegseth për arrestimin e Maduros: Trump është president i veprimit
4 Janar 2026 |
08:10
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, ka folur lidhur me largimin e udhëheqësit të Venezuelës nga pushteti dhe plani për një administratë të përkohshme amerikane në vend.
Në një intervistë me CBS News, ai e quajti Donald Trump një “president të veprimit”, duke e përshkruar operacionin për kapjen e Nicolas Maduros si të guximshëm.
Hegseth theksoi se nuk ka paqe në një botë të rrezikshme pa pushtet, duke e cilësuar operacionin ushtarak në Venezuelë si të shkëlqyer.
Ai hodhi poshtë çdo pretendim se rasti lidhet si me Irakun, duke theksuar se në atë kohë SHBA -të kaluan dekada dhe gjak për asnjë përfitim ekonomik.
Sipas tij Trump po ndryshon skenarin, duke kërkuar qasje në pasuri dhe burime pa humbjen e ushtarëve amerikanë.
Lajme të Sugjeruara
BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”
Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar paketën e 21-të të masave kufizuese kundër Rusisë, duke zgjeruar sanksionet ndaj sektorëve që, sipas Brukselit, mbështesin ekonominë ruse...
Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
Mbretëria e Bashkuar dënoi ashpër sulmet e rebelëve Huthi ndaj cisternave saudite të naftës, duke i cilësuar ato si një kërcënim serioz për jetën, mjedisin...
Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta
Tivissa Donkey Firefighters , një organizatë jofitimprurëse në Katalonjën jugore, rehabiliton gomerët e keqtrajtuar dhe të braktisur dhe i punëson ata si “zjarrfikës” në këtë...
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia
- 21:30 Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re
- 21:13 BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”
- 19:59 Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
- 19:46 Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta
- 19:13 Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet