Helmimi i 600 personave në Krujë, ISHP: Epidemi hidrike, ujësjellësi nuk veproi në kohë

28 Tetor 2021 | 18:48

Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar analizat e mostrave të ujit të marrë nga ujësjellësi i Krujës, pas helmimit të rreth 600 qytetarëve.

ISHP bëri me dije se shkaktari i ndotjes së ujit në qytetin e Krujës ka qenë prania e bakterit enterokok.

Nëndrejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Dritan Ulqinaku tha se nga analizat e marra nga ISHP ka rezultuar që në një pikë vetme të ujësjellësit të Krujës ka rezultuar bakteri enterokok i cili mendohet që mund të jetë shkaktari i këtyre shqetësimeve gastrointersinale që qytetarët e Krujës kanë pasur.

Ulqinaku tha se mendohet që kjo epidemi hidrike është shkaktuar si rezultat i ndotjes sipërfaqësore të shirave të rëna para pak ditësh që kanë sjellë përzierje me ujërat e pijshëm të ujësjellësit të Krujës.

“Është një epidemi hidrike dhe besoj se përgjegjësia bie mbi ujësjellësin e Krujës, duhet të kishte reaguar në kohë që me turbullirën e parë që është shkaktuar”, tha Ulqinaku.

Rreth 500 personat dyshohet se u helmuan nga uji i pijshëm në Krujë 2 ditë më parë, mes të cilëve edhe fëmijë.

Pjesa më e madhe e qytetarëve morën mjekim dhe u larguan nga spitali, ndërsa kishte edhe nga ata që shfaqën më shumë komplikime dhe vijuan mjekimin në spital.

Lidhur me këtë ngjarje reagoi edhe presidenti i vendit Ilir Meta, i cili kërkoi hetim dhe përgjegjësi nga institucionet përgjegjëse.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026