Helmohen qindra studente iraniane, dyshohet për sulme të qëllimshme
Rreth 650 vajza në Iran kanë rënë pre e një helmimi me gaz të ndodhur në më shumë se 30 shkolla të vendit.
Autoritetet lokale, që fillimisht i mohuan incidentet, tani i cilësojnë ato si sulme të qëllimshme.
“Ndiej dhimbje në gjoks dhe kur eci më dridhen këmbët”, thotë një studente.
“Kur ngrihem më merren mendtë dhe i gjithë trupi ndihet i mpirë. Kjo më pengon të eci”, shprehet një tjetër.
Në disa raste helmimet kanë qenë masive dhe kanë lënë në një rast të vetëm 50 deri në 80 studente të sëmura, të cilat janë shtruar në spital.
Deri tani nuk është bërë e ditur asnjë vdekje mes të rejave. Disa spekulojnë se objektivi i këtyre sulmeve mund të jetë mbyllja e shkollave të vajzave.
Ato vijnë pasi protestat masive anti-qeveritare që nisën shtatorin e kaluar pas vrasjes së 21-vjeçares Mahsa Amini kanë humbur fuqinë e tyre, pas ekzekutimit të disa protestuesve.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq