Helmoi 25 fëmijët në kopshtin ku punonte, Kina ekzekuton edukatoren 40-vjeçare

14 Korrik 2023 | 13:21

Një gjykatë në Kinën qendrore njoftoi të premten se ka ekzekutuar mësuesen e cila tentoi të helmonte 25 fëmijët e mitur të kopshtit ku punonte.

Në njoftimin e postuar jashtë gjykatës së ndërmjetme në qytetin Jiaozuo të provincës Henan, bëhet me dije se dënimi me ekzekutim ndaj edukatores Wang Yun ishte kryer të enjten.

Ëang, 40 vjeç, u dënua për vendosjen e nitritit toksik të natriumit në ushqimin që iu shërbye më 27 mars të vitit 2019 fëmijëve në kopshtin “Mengmeng”.

Shumica e fëmijëve u shëruan mjaft shpejt, por njëri prej tyre ndërroi jetë pas 10 muajsh trajtimi në spital.

Wang kishte helmuar më herët burrin e saj me të njëjtën substancë të blerë në internet dy vjet më parë. Edhe bashkëshorti i saj fatmirësisht i mbijetoi plagëve të marra.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026