Hetim mbi përdhosjen e dyshuar të statujës së Jezusit nga një ushtar izraelit në Liban

20 Prill 2026 | 09:32

Ushtria izraelite ka nisur një hetim pasi një foto u postua në rrjetet sociale, ku dyshohet se tregohet një ushtar izraelit duke dëmtuar një statujë të Jezu Krishtit në Libanin jugor.

Imazhi, i bërë në fshatin Nebel, me popullsi kryesisht të krishterë, tregon figurën e Krishtit në kryq dhe të shtrirë përmbys. Në foton, të postuar të dielën, ushtari duket duke e goditur kokën e statujës me një çekiç ose sëpatë.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thanë në një deklaratë se po e trajtojnë incidentin me “seriozitet të jashtëzakonshëm” dhe se sjellja e ushtarit “nuk është në asnjë mënyrë në përputhje me vlerat që priten nga oficerët e tyre”. Siç është raportuar, Komanda Veriore e IDF po kryen një hetim për rastin.

Debeli është një nga 55 fshatrat dhe qytetet në Libanin jugor që janë nën kontrollin izraelit. Ndodhet rreth 6.5 kilometra në perëndim të Bin Jbeil, një qytet që ushtria izraelite e ka rrethuar si pjesë e operacioneve për të çmontuar atë që e quan një bastion të Hezbollahut në zonë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përmbytjet në Afganistan, 80 të plagosur dhe 100 të zhdukur. Ekipet e kërkim-shpëtimit në terren (VIDEO)

Të paktën 20 persona u vranë, 80 u plagosën dhe më shumë se 100 janë zhdukur pasi rrëke balte përfshiu provincën Nuristan, në Afganistanin verilindor. Kryeqyteti provincial...
07:28 | 21/07/2026

UKMTO: Ekuipazhi i anijes së goditur në Ngushticën e Hormuzit e ka braktisur mjetin lundrues

Ekuipazhi i anijes së goditur në ngushticën e Hormuzit e ka braktisur mjetin lundrues Ekuipazhi i anijes, e cila raportohet se u godit të hënën...
07:19 | 21/07/2026

Trump paralajmëron Iranin: Për çdo ushtar amerikan të vrarë do të ketë nga një përgjigje të fortë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka dërguar një mesazh të ri të ashpër ndaj Iranit, duke paralajmëruar se çdo sulm që shkakton vdekjen e një...
21:33 | 20/07/2026