“Hetim ndërkombëtar për digën”, Erdogan bën propozimin, Putin: Akt barbar i Kievit
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka propozuar një komision hetimor ndërkombëtar mbi shpërthimin e digës në Kekhovka të Ukrainës.
Propozimi është bërë gjatë një bisede telefonike me presidentin Volodymyr Zelensky. Lideri turk i ka kërkuar gjithashtu homologut ukrainas që të rikthehet në negociata.
“Kthimi në negociata duhet të jetë prioriteti kryesor pasi parandalimi i humbjes së jetëve çdo ditë është e pamundur nisur nga fakti që konflikti vazhdon”, ka thënë Erdogan.
Ai ka theksuar se, Turqia do të vijojë me përpjekjet e saj për arritjen e një “paqeje të drejtë”.
Ndërkohë, sipas zyrës së shtypit të presidencës turke, Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike edhe me presidentin rus Vladimir Putin.
Ky i fundit e ka cilësuar shkatërrimin e digës në Kakhovka një “veprim barbar të Kievit”, i kryer me sugjerim të “padronëve perëndimorë”.
Dëmet e shkaktuara në Digën përgjatë lumit të Dnipros kanë çuar në përmbytjen e 29 qyteteve dhe fshatrave, si dhe në evakuimin e disa mijëra banorëve në rajonin e Khersonit.
Ndërkohë, e përditshmja prestigjioze amerikane “New York Times” shkruan në edicionin e saj online se diga ka shpërthyer nga brenda.
Ekspertë të cituar nga gazeta kanë deklaruar se një sulm me artileri ose thjesht nga jashtë nuk do të kishte qenë në gjendje të shkaktonte dëme të tilla.
Diga e Kakhovkës dhe centrali hidroelektrik janë nën kontrollin e rusëve që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës.
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë