“Hetimet janë të paplota”, Ylli Manjani debat me Lapaj për çështjen Beqja
Të ftuar në Now me Erla Mëhillin, juristi Adriatik Lapaj shprehu mendimin se prokurorët dhe gjyqtarët duhet të japin dënime më të ashpra ndaj politikanëve që kanë marrë pjesë në afera korruptive.
Ylli Manjani kundërshtoi, duke theksuar se standardi i drejtësisë nuk duhet të gjykojë në studio televizive mbi përgjime dhe emra konkretë. Sipas Manjanit, personat nën hetim janë në arrest sepse hetimet janë të paplota dhe dyshimi nuk është i provuar.
Pjesë nga biseda:
Adriatik Lapaj: Unë nuk jam i mendimit që këta prokurorët dhe gjyqtarët kanë dalë si të marrë dhe po i dënojnë njerëzit për sport madje mendoj që këta duhet të dënohen më shumë por këta niku nga shoqëria që jetojmë po tregohen më të butë”
Ylli Manjani: Unë nuk godas njerëz. Standard i drejtësisë është që nuk gjykohet në studio televizive mbi përgjime dhe emra konkret. Duke e bërë fakt që është hajdut. Personat në nën hetim janë nën arrest që do të thotë që hetimet janë të paplota, që do të thotë se dyshimi është i paaprovuar që të justifikojë masën e arrestit.
Lapaj: S’është fare e vërtetë masa e arrestit është shpikur sipas nenit 228 të Kodit Penal.
Manjani: Po he lexoje atë nenin, gjej gjeje, se ky e dashka dhe me nene.
Lapaj: Po ta gjej unë nenin.
Manjani: Arresti është për të pandehurit dhe Beqja është akoma në gjykim. Ky është një kompromis shumë i madh
Lapaj: Askush nuk mund ti nënshtrohet masave të sigurimit personal nuk ekziston një dyshim i arsyeshëm bazuar në prova.
Manjani: Ku janë provat?
Lapaj: Kanë pra letrat.
Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit
Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 18:15 Autoritetet australiane nisin hetimet, shfaqen sfera të mëdha misterioze në plazh
- 17:53 Edicioni i gjashtë i Gjirokastra Rocks Festival ndez atmosferën
- 16:38 SHBA feston 250-vjetorin e Pavarësisë. Trump: Amerika, gjithmonë e para!
- 16:29 80 ampula fentanil të vjedhura nga spitali në Romë, nis hetimi për trafikim
- 16:21 Kremlini: Po krijojmë një “zonë tampon” përgjatë kufirit me Ukrainën
- 16:17 Pas 22 vitesh, Turqia pret samitin e NATO-s, mbledh 32 vende anëtare për të menaxhuar krizat globale