Hetimet për Ilaria Sulën, gjurmë e re ADN-je në valixhen ku u gjet e vdekur
Hetimet për vrasjen e studentes shqiptare Ilaria Sula nga ish-i dashuri i saj Mark Antony Samson, kanë marrë një drejtim të ri pas një zbulimi të rëndësishëm nga hetuesit italianë.
Sipas mediave lokale, në valixhen ku u fsheh trupi i vajzës dhe që më pas u hodh në një zonë pyjore jashtë Romës, janë zbuluar gjurmë ADN-je të një personi tjetër, të një mashkulli. Kjo ka shtyrë Prokurorinë e Romës të përqendrojë vëmendjen te babai i autorit të dyshuar të krimit.
Aktualisht ai nuk është zyrtarisht nën hetim, por ky zhvillim i ri e vendos atë në qendër të vëmendjes së hetuesve. Sipas dëshmisë së mamasë së Samson, ajo e ndihmoi të birin të fshihte gjurmët e gjakut pas vrasjes, por theksoi se bashkëshorti nuk ndodhej në banesë në momentin e ngjarjes.
Megjithatë, pritet që babai i autorit të merret sërish në pyetje dhe t’i nënshtrohet analizave për të përcaktuar nëse gjurmët e ADN-së në valixhe përputhen me të tijat.
Vrasja ndodhi në banesën e Mark Samson në Via Homs, Romë, ku viktima, 22-vjeçarja shqiptare Ilaria Sula, u godit me thikë në fyt për vdekje. Trupi i saj u zhduk për disa ditë, derisa u gjet i braktisur brenda një valixheje në një zonë shkëmbore rreth 40 kilometra larg kryeqytetit italian.
Pikërisht ADN-ja e gjetur nga prokuroria mund të hedh dritë mbi identitetin e personit që mund ta ketë ndihmuar Samson të zhdukë trupin.
LEXONI GJITHASHTU:
Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë