Hetimet për Metën, Klosi: Zbardhja e të vërtetës ka më shumë rëndësi

13 Shtator 2022 | 13:30

Deputeti Bledi Klosi ka komentuar hetimet për ish-presidentin Ilir Meta, për të cilat u shpreh se për të më shumë rëndësi ka zbardhja e çdo rasti.

Në një intervistë për ‘Euronews Albania’, Klosi tha se ish-presidentin e ka njohur si Ilir Meta dhe se nuk e ka vënë ndonjëherë vëmendjen tek (j).

“Unë e kam njohur si Ilir Meta, nuk e kam vënë asnjëherë vëmendjen tek (j-ja) përveçse kur dolën publike. Kjo do të duhet të verifikohet. Është një problematikë që ka të bëjë me raportin e çdo individi, për mua pak rëndësi ka ‘j’. Zbardhja ka më shumë rëndësi. Ne jemi një gjeneratë që i kemi kaluar sistemet në mënyrë të barabartë. Zbardhja e çdo problematike sidomos për ne që jemi në politikë, ajo që është e vërtetë duhet të jetë e vërtetë”, ka thënë ndër të tjera Klosi për gazetares Sidorela Gjoni.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS

Blendi Klosi, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, ka folur këtë të mërkurë në Euronews Albania lidhur me zhvillimet politike brenda dhe jashtë PS-së. Klosi është...
21:56 | 15/07/2026

Berisha sqaron debatin me Ilirjana Kuçanajn: Rezoluta nuk u shqyrtua, nuk ishte paraqitur sipas statutit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sqaruar për mediat debatin e zhvilluar me anëtaren e Këshillit Kombëtar, Ilirjana Kuçanaj, gjatë mbledhjes së forumit. Berisha...
21:31 | 15/07/2026

Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë në Këshillin Kombëtar të PD-së ditën e sotme, ku janë diskutuar çështje të aktualitetit kombëtar, përfshirë...
20:16 | 15/07/2026