Hetimet për tërmetin në Turqi, nis mbledhja e provave në godinat e shkatërruara

12 Mars 2023 | 13:34

Duke mbajtur helmeta mbi kokë, avokatët në Turqi kanë nisur të mbledhin prova në zonat e shkatërruar nga tërmeti i 6 shkurtit, që vrau më shumë se 46 mijë njerëz në provincat turke.

Ata po përpiqen të mbledhin sa më shumë të dhëna që të jetë e mundur nga rrënojat e mbetura përpara se të hiqen.

Edhe pse shumë prej gërmadhave tanimë janë larguar.

“Ne jemi juristë që punojmë si vullnetarë për t’i dhënë prioritet fotografimit të ndërtesave, si dhe evidentimit të provave. Vijmë këtu dhe bëjmë fotografi të godinave, materialeve të përdorura në godinë dhe i transferojmë në programin që do të arkivohet në selinë e Odës së Avokatëve. Edhe këto janë arkivuar në këtë proces. Në fazat në vijim, të gjitha këto do të përdoren si bazë e provave në proceset gjyqësore” shprehet një nga avokatët.

Deri më tani 269 të dyshuar janë arrestuar nga policia turke si pjesë e një hetimi ndaj kontraktorëve, ndërtesat e të cilëve duhet të ishin të mbrojtura nga tërmeti. Hetimet ende vijojnë ndërsa presidenti Erdogan ka premtuar se çdo gjë do të rindërtohet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Putini refuzon propozimin e Zelenskyy-t për një takim

Presidenti rus, Vladimir Putin e ka parë letrën e homologut të tij Volodymyr Zelensky, në të cilën ai propozonte një takim për t’i dhënë fund luftës....
17:47 | 05/06/2026

CENTCOM mohon pretendimet: Forcat iraniane nuk sulmuan ndaj anijeve luftarake të Marinës Amerikane

Ushtria amerikane ka mohuar një pretendim të marinës iraniane se ka qëlluar me të shtëna paralajmëruese pranë dy shkatërruesve amerikanë në Gjirin e Omanit. “Forcat...
17:33 | 05/06/2026

OBSH kërkon 518 milionë dollarë për të frenuar shpërthimin e Ebolës

Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Africa CDC nisën të premten një plan të përbashkët reagimi ndaj shpërthimit të Ebolës, duke kërkuar 518 milionë dollarë për...
17:33 | 05/06/2026