A e duan më turqit presidentin Erdogan? Gazetari analizon situatën pas tërmetit

1 Mars 2023 | 10:56

Goditja e tërmetit në Turqi e cila shkaktoi dëme të mëdha njerëzore, dhe materiale ka vënë në vështirësi të mëdha shtetin turk, por edhe presidentin e saj Erdogan. I ftuar në një lidhje direkte në Euronews, gazetari i TRT,  Abdylvehab Ejupi ka folur për situatën e Turqisë pas kësaj ngjarje të rëndë.

Sipas tij deri më tani nuk është diskutuar për ndonjë shtyrje të zgjedhjeve të cilat janë paracaktuar të ndodhin më 14 maj. Ai është shprehur se pavarësisht situatës së vështirë në të cilën ndodhet Turqia zgjedhjet janë një e drejtë kushtetuese dhe si e tillë ato do të mbahen.

I pyetur nëse tërmeti dhe menaxhimi i kësaj situatë të rënde ka ndikuar te popullariteti i presidentit Erdogan, nëse është dëmtuar apo jo figura e tij, gazetari Abdylvehab Ejupi është shprehur se është ende shpejtë për të bërë vlerësime të tilla pasi populli turk është ende në një gjendje shoku, e se do të duhet kohë për të bërë analiza për të parë ndikimin e kësaj situatë në figurën e presidentit turk.

“Është shumë e vështirë që vetëm tre javë pas tërmetit të matet apo të bëhet një vlerësim i tillë. E gjithë popullata është në gjendje shoku dhe në një gjendje të tillë askush nuk mund të japë një vlerësim racional. Duhet të paktën të kaloj një muaj deri sa të qartësohen shumica e gjërave, deri sa të qartësohen mbi 2 milionë njerëz të cilët janë pa shtëpi, deri sa te vendosen në vendet ku duhet të vendosen, deri sa të qartësohet situata në aspektin psikologjik. E gjithë Turqia është në një gjendje shoku dhe kjo kërkon kohë, në mënyrë që të bëhet një gjykim i qartë dhe jo i nxituar. Çdo vlerësim momental është jo i drejtë dhe i shpejtuar, vetëm pas një muaji mund të kemi një gjykim të qartë të situatës”, u shpreh gazetari Abdylvehab Ejupi për Euronews.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kryeministri Burnham përuroi selinë e re qeveritare në Manchester, e emëron “Nr. 10 Veri”

Kryeministri britanik Andy Burnham hapi sot një seli të re qeveritare në Manchester, të cilën ai do ta quajë “Nr. 10 Veri”, një referencë për...
14:44 | 24/07/2026

Droni shkel hapësirën ajrore të Rumanisë, ngrihen avionët luftarakë

Një avion luftarak rumun F-16 rrëzoi një mjet ajror pa pilot, dron, që shkeli hapësirën ajrore të vendit herët këtë mëngjes, tha Presidenti rumun Nicusor...
14:36 | 24/07/2026

Zelensky do të udhëtojë drejt SHBA-së, zbulon se do të takohet me presidentin Trump në Uashington

Presidenti Volodymyr Zelensky do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara javën e ardhshme dhe do të takohet me Donald Trump , siç zbuloi ai...
11:59 | 24/07/2026