Hetimi i SPAK për AKSHI-n, Rama: Presim me padurim drejtësinë për të vërtetën, cilado qoftë

28 Dhjetor 2025 | 11:10

Kryeministri Edi Rama foli gjatë podkastit të tij “Flasim” lidhur me hetimin e SPAK ndaj Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) dhe drejtueses së këtij institucioni, Mirlinda Karçanaj.

Rama tha se drejtuesja e AKSHI-t ndodhet aktualisht në një masë sigurie për një akuzë të rëndë, ndërsa theksoi se lidhur me të duhet të pritet të dalë e vërteta vetëm nga drejtësia dhe nga askush tjetër.

“AKSHI përballet sot me një hetim nga SPAK për përdorimin e fondeve dhe Mirlinda Karçanaj, që udhëhoqi jetësimin e vizionit tonë qeverisës për transformimin digjital të qeverisë, me dije, me vullnet e përkushtim të përditshëm për 12 vite, gjendet nën një masë sigurie me një akuzë të hatashme për të cilën duhet pritur me durim vetëm nga drejtësia jo nga 700 tenxheret e çorbës politike dhe mediatike, që të dalë e vërteta e saj, cilado qoftë ajo. Por e di që falë saj dhe skuadrës së AKSHI-t Shqipëria ka bërë një kapërcim të madh krahasuar me 2022 në renditjen e Bankës Botërore. Këtë herë jo vetëm renditemi në grupin A i quajtur grupi me maturitet të lartë, por falë një rritjeje të ndjeshme me raportin paraardhës, këtë vit kemi kaluar nga vendi i 68 në të 14 mes gjitha vendeve”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026