Hezbollahu godet mbi 50 raketa drejt Lartësive të Golanit

21 Gusht 2024 | 11:02

Grupi libanez Hezbollahu – i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara – ka gjuajtur mbi 50 raketa, duke goditur një numër të shtëpive private në Lartësitë e Golanit, të aneksuara nga Izraeli.

Sulmi i 21 gushtit ndodhi një ditë pasi sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u takua me negociatorët e tjerë nga Egjipti dhe Katari, në përpjekjen diplomatike për të arritur një armëpushim në luftën në Gazë.

Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja – dhe Izraeli ende nuk kanë tejkaluar dallimet për arritjen e një armëpushimi në Gazë.

Ekipet e emergjencave në Lartësitë e Golanit thanë se kanë trajtuar një 30-vjeçar i cili u plagos gjatë sulmeve. Një shtëpi u përfshi nga zjarri dhe zjarrfikësit thanë se kanë parandaluar një tragjedi më të madhe, pasi ndaluan rrjedhjen e gazit.

Hezbollahu tha se sulmet ishin kundërpërgjigje ndaj një sulmi ajror izraelit në thellësi të Libanit të martën mbrëma që la të vrarë një dhe plagosi 19 të tjerë. Hezbollahu ka gjuajtur mbi 200 raketa drejt Izraelit, që kur Izraeli shënjestroi një depo armësh të Heubollahut rreth 80 kilometra larg kufirit.

Që kur ka nisur lufta në Gazë më 7 tetor, Hezbollahu dhe Izraeli kanë këmbyer zjarr, kryesisht në kufi. Nga shkëmbimet e zjarrit janë vrarë më shumë se 500 persona në Liban – shumica anëtarë të Hezbollahut dhe 100 civilë – dhe 23 ushtarë dhe 26 civilë në Izrael.

Izraeli mori Lartësitë e Golanit nga Siria në Luftën e Lindjes së Mesme më 1967 dhe më pas i aneksoi. SHBA-ja është i vetmi vend që e njeh aneksimin e Izraelit të këtij territori, ndërkaq pjesa tjetër e komunitetit ndërkombëtar e konsideron Golanin si territor të pushtuar sirian.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh

Një pasagjer britanik, 79 vjeç, është gjetur i vdekur në një anije turistike që lundronte pranë brigjeve të Kretës, ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet...
10:51 | 15/07/2026

Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën

Masat e reja për të financuar ushtarakisht Ukrainën, përmes një kredie prej 90 miliardë eurosh, pritet të shpallen nga Presidentja e Komisionit Ursula von der...
10:41 | 15/07/2026

Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori

Një agjent federal u qëllua për vdekje ndërsa përpiqej të ndihmonte autoritetet të kapnin një burrë që nuk u paraqit në gjyqin e tij për...
10:30 | 15/07/2026