Hidhet shorti i 1/8-ve në Champions League, goglat përcaktojnë 8 supersfida
Në Nion të Zvicrës, u hodh këtë të premte shorti për fazën e 1/8-ve të Ligës së Kampionëve.
Shorti i fazës së 16-të të Champions League ka rezervuar përballje interesante për këtë edicion.
PSV do të luajë ndaj Arsenalit, ndërkohë që do të kemi dhe derbin madrilen Real Madridin dhe Atletico Madridin. Paris Saint-Germain do të ndeshet me Liverpoolin, ndërsa Club Brugge do të përballet me Aston Villa-n. Benfica do të luajë ndaj Barcelonës, ndërsa Borussia Dortmund do të sfidojë Bayern Leverkusen. Ndeshja tjetër mes Feyenoord dhe Inter mund të ofrojë një spektakël të vërtetë.
Ndeshjet e 1/8-ve:
- Paris Saint-Germain – Liverpool
- Club Brugge – Aston Villa
- Real Madrid – Atletico Madrid
- PSV Eindhoven – Arsenal
- Feyenoord – Inter
- Bayern Munich – Bayer Leverkusen
- Borussia Dortmund – Lille
- Benfica – Barcelona
Ndeshjet e fazës së 16-të të Champions League do të zhvillohen në datat 4/5 dhe 11/12 mars 2025, çerekfinalet do të luhen më 8/9 dhe 15/16 prill 2025, ndërsa gjysmëfinalet do të zhvillohen më 29/30 prill dhe 6/7 maj 2025. Finalja e madhe e këtij edicioni do të luhet më 31 maj 2025.

LEXONI GJITHASHTU:
Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)
Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 15:24 Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)
- 15:16 Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet
- 14:45 Reshje breshëri në Devoll, dëme në bujqësi (FOTO)
- 14:44 Kryeministri Burnham përuroi selinë e re qeveritare në Manchester, e emëron “Nr. 10 Veri”
- 14:36 Droni shkel hapësirën ajrore të Rumanisë, ngrihen avionët luftarakë
- 14:35 Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti