Hill: Serbia ka të drejtë t’i drejtohet KFOR-it, por nevojitet një zgjidhje politike

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill tha se qeveria e Serbisë ka të drejtë t’i drejtohet KFOR-it për kërkesën për kthimin e një pjesë të trupave serbe në Kosovë, por theksoi se është e nevojshme një zgjidhje politike.

Sipas tij, ajo që duhet bërë, është qetësimi i situatës, dhe krijimi i paqes e stabilitetit në veri të Kosovës, shkruan N1.

Ai përmendi gjithashtu edhe formimin  e Asosacionit, për të cilën nënvizoi se duhet të ndodhë.

- Advertisement -

“Kjo është një çështje që mbetet politike dhe prandaj kërkon një zgjidhje politike”. “Unë nuk shoh mundësinë e një zgjidhjeje ushtarake. Njerëzit që jetojnë atje mund të kenë pritshmëri të qarta se si do të jetë jeta e tyre në të ardhmen, dhe kjo mund të arrihet përmes themelimit të Bashkësisë së Komunave Serbe,” tha Hill.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi pas seancës së 15 dhjetorit, do t’i kërkojë KFOR-it kthimin e 1 mijë trupave serbe në Kosovë.

Me këtë paralajmërim, ai iu përgjigj pranisë së shtuar të Policisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit, e cila është e banuar me shumicë serbe.

Rezoluta 1244, e miratuar në vitin 1999, ofroi një kornizë për zgjidhjen e konfliktit në Kosovë, duke autorizuar vendosjen e një pranie ndërkombëtare, civile dhe ushtarake.

Ajo themeloi një administratë ndërkombëtare tranzitore dhe mbikëqyri tërheqjen e forcave ushtarake serbe nga Kosova.

Neni 4 vërteton se pas tërheqjes, një numri të personelit ushtarak dhe policor, jugosllav dhe serb, do t’i lejohet kthimi në Kosovë, për t’i ushtruar funksionet në përputhje me aneksin 2.

Neni 6 i aneksit 2 përmend funksionet e mëposhtme:

Ndërlidhja me misionin civil ndërkombëtar dhe me praninë ndërkombëtare të sigurisë; shënjimi/pastrimi i fushave të minuara; mbajtja e një pranie pranë objekteve të trashëgimisë serbe; mbajtja e një pranie në vendkalimet kryesore kufitare.

LEXONI GJITHASHTU

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Gazetari zbulon prapaskenat: Po mos ishte Kim, në krye të SPAK s’do ishte Dumani

Gazetari Eni Ferhati tha në emisionin Now në Euronews Albania se nuk përjashtohet mundësia që brenda Prokurorisë së Posaçme mund të ketë segmente të...

Vallai i Liridonës zbulon se është kontaktuar nga disa persona: Çfarë kanë ofruar

Vëllai i Liridona Ademajt, Leondardi, ka bërë të ditur se shumë qytetarë i ofrohen me informacione për ngjarjen që lidhet me vrasjen e motrës...

Arian Çani: Beleri më merr shpesh në telefon, për çfarë i ka bërë “mirë” burgu

Gazetari Arian Çani është shprehur se zhvillon biseda të shpeshta telefonike me kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin, i cili ndodhet në paraburgim...

TË FUNDIT

Në të njëjtin burg me Dakon dhe Kokën, Fredi Beleri: Ja si ja kaloj me ta

Kryetari i zgjedhur i bashkisë Himarë, Fredi Beleri i cili ndodhet në paraburgimin e Durrësit prej 7 muajsh tregoi në një intervistë ekskluzive për...

“Ne himariotët jemi kokëfortë”- Beleri: S’do ja dilni me mua, ju hajdutët e pronave

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, është shprehur se shkeljet e ligjit dhe vjedhja e votave për të cilat ai akuzohet dhe po...

Sondazh

A mendoni se Serbia mund të provokojë sërish konflikt në Kosovë?
×