Himara bëhet gati për çeljen e sezonit turistik, 3 ditë me mbi 15 aktivitete argëtuese

1 Maj 2026 | 10:04

Qyteti bregdetar i Himarës bëhet gati për çeljen zyrtare të sezonit veror. Mbi 15 aktivitete janë parashikuar të organizohen në 3 ditë në Himarë duke bërë bashkë çdo moshë, pushues vendas dhe të huaj.

Aktivitete që do të jenë të shumëllojshme duke nisur nga ato sportivet, një rekord Guinness që priret të mbahet në Himarë, koncerte festive me motive popullore, muzikë të lehtë dhe për të kulmuar në datën 3 maj, në mbrëmje me koncertin e madh të dielën në mbrëmje ku është i ftuar Kostandinos Argiros.

Aktivitete këto që pritet të përfshijnë çdo grupmoshë dhe për tre ditë me radhë do t’i japin gjallëri Himarës dhe fshatrave përreth. Ndërkohë që Bashkia Himarë dhe policia bashkiake si dhe ajo e rendit kanë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e këtyre aktiviteteve dhe zhvillimin e tyre

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)

Një 28-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili u gjet i plagosur rëndë në një rrugë në Leicester të Britanisë së Madhe ndërsa pavarësisht ndërhyrjes, ai...
14:46 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026