Hiqet detyrimi i paraqitjes çdo 6 muaj për disa pensionistë në Kosovë
Ministria e Financave njoftoi se vetëm disa kategori të caktuara të pensionistëve të Kosovës janë të liruar nga detyrimi për t’u paraqitur rregullisht në zyrat e pensioneve për të dëshmuar se janë gjallë, në mënyrë që të mos iu ndalet pagesa mujore.
Në një njoftim në Facebook, Ministria tha se përfituesit e pensioneve kontributpagues, pjesërisht kontributpagues, dhe pensioneve familjare, nuk detyrohen të paraqiten çdo gjashtë muaj në zyrat e pensioneve.
“Pensionistët e kategorive të tjera vazhdojnë të kenë obligim për paraqitje sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet në njoftim.
Pensionistët e kategorive të tjera – përfshirë atë të pensionit të moshës bazike nga i cili përfiton çdo kosovar që ka mbushur moshën 65-vjeçarë pavarësisht se e ka qenë i punësuar apo jo – duhet të vazhdojnë të paraqiten në zyrat e pensioneve çdo gjashtë muaj.
Ministria tha se është duke ndërmarrë hapa të vazhdueshëm për të lehtësuar shërbimet për pensionistët.
“Kjo përfshinë ekipet mobile që ofrojnë shërbime në shtëpi për ata që nuk mund të paraqiten fizikisht, në të gjitha shtatë rajonet e Kosovës, thjeshtësimin e procedurave për personat paraplegjikë, tetraplegjikë dhe të verbër, duke eliminuar proceset e panevojshme dhe të lodhshme të rivlerësimit”, thuhet në njoftim.
Ky vendim vjen një muaj pasi Gjykata Supreme i shfuqizoi disa nene të një udhëzimi administrativ për procedurat e lajmërimit, suspendimit nga pagesa dhe kthimit të mjeteve. Në vendimin e saj, Supremja kishte gjetur se ligji nuk e detyron pensionistin kontributpagues të lajmërohet çdo 6 muaj.
Deri para vendimit të gjykatës, pensionistët e të gjitha kategorive ishin detyruar të paraqiteshin fizikisht në zyrat e pensioneve çdo gjashtë muaj të për të dëshmuar se janë gjallë, në mënyrë që të vazhdonin ta pranonin pagesën mujore.
Pensioni i moshës në Kosovë është 150 euro, ndërkaq pensioni kontributpagues sillet nga 218 deri në 318 euro në muaj, varësisht shkallës së arsimimit./ REL
BE ndaj institucioneve të Kosovës: Ndaleni menjëherë rrënimin e villave në Ujman!
Haxhiu dekretoi largimin e 20 prokurorëve serbë, reagon Ambasada e SHBA-së në Prishtinë
Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive të Kuvendit
- 22:33 Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
- 22:22 Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
- 22:19 Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
- 22:17 SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:16 Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
- 22:12 SHBA pritet të nënshkruajë marrëveshje me Arabinë Saudite për programin bërthamor civil