Hiqet nga lista e sanksioneve të BE-së nëna e mikut të ngushtë të Putin

8 Mars 2023 | 17:07

Nëna e Yevgeny Prigozhin, aleatit të ngushtë të presidentit rus, Vladimir Putin, njëherazi shefi i grupit të mercenarëve të Wagner, u përjashtua të mërkurën nga lista e sanksioneve të Bashkimit Evropian.

Vendimi u mor nga Gjykata e Përgjithshme e Bashkimit Evropian, e cila hoqi sanksionet e BE-së, që fillimisht ishin vendosur për herë të parë pas aneksimit të paligjshëm të Krimesë nga Rusia më 2014

Sanksionet përfshinin ndalim të udhëtimeve dhe ngrirjen e mundshme të aseteve të personave të përfshirë në veprimet e Moskës.

Violetta Prigozhina iu shtua gjithashtu listës së sanksioneve më 23 shkurt të vitit të kaluar, një ditë para se Rusia të niste pushtimin e Ukrainës. Ajo u fut në listën e sanksioneve së bashku me anëtarët e Qeverisë ruse, bankat, biznesmenët dhe ligjvënësit.

“Pavarësisht se Yevgeny Prigozhin është përgjegjës për veprime që kanë cenuar integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës, lidhja e zonjës Prigozhina me djalin e saj, e cila u krijua në kohën e miratimit të masave kufizuese, bazohet vetëm në marrëdhënien e tyre dhe për rrjedhojë nuk mjafton për të justifikuar përfshirjen e saj në masat kufizuese”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Përgjithshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920

Numri i të vdekurve nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën është rritur në 920, ndërsa numri i të plagosurve ka arritur në 3,360,...
21:13 | 26/06/2026

Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit

Agjencia detare e OKB-së bëri të ditur se që nga e marta janë evakuuar rreth 115 anije dhe 2,500 detarë nga Ngushtica e Hormuzit, ndërsa...
20:50 | 26/06/2026

Trump kërcënon me tarifa 100% ndaj vendeve që taksojnë kompanitë amerikane

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar se do të vendosë tarifa prej 100% për importet nga çdo vend që miraton një taksë...
20:47 | 26/06/2026