Ukrainë, historia e një gruaje pranë vijës së frontit

KOMENTE


SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Qyteti Avdiivka në Ukrainë ndodhet më pak se 1 km larg nga një nga linjat e shumta të frontit të luftës.

Ky front ekziston prej 8 vitesh, që prej konfliktit midis ushtrisë ukrainase dhe separatistëve që kontrollojnë një pjesë territori të asaj që quhet Republika Popullore e Donetskut.

Ky konflikt ka shkaktuar shumë dëme në Avdiivka.

- Advertisement -

Gazetarja e Euronews, Anelise Borges raporton se në rrugë ka makina të djegura, pajisje ushtarake, ndërtesa të shkatërruara që prej vitit 2014.

Për shkak të tensioneve mes Ukrainës e Rusisë, në Avdiivka janë vendosur post-blloqe ushtarake.

Front lufte në Ukrainë
Front lufte në Ukrainë

Njerëzit në këtë rajon thonë se po ndjekin nga afër zhvillimet e fundit, po ndjekin liderët evropianë, deklatatat e presidentit të SHBA-së, dhe natyrisht të homologut rus. Banorët janë të informuar, ata e dinë edhe se Ministrja Jashtme gjermane do të shkojë atje për të parë situatën nga afër.

Por ka diçka që botës po i shpëton: “lufta ka filluar, dhe vijon pothuajse prej një dekade”.

Për Galina Dzjucik, nënë e një të burgosuri të luftës, konflikti mes separatistëve dhe ushtrisë ukrainase ka qënë shkatërrues.

Djali i saj 34-vjecar u pa për herë të fundit në një pikë kontrolli në territorin e kontrolluar nga rebelët në vitin 2017.

Më vonë, Galina zbuloi se ai është arrestuar dhe akuzuar për spiunazh dhe terrorizëm, duke u dënuar me 16 vite burg.

“Nuk kam pasur asnjë shenjë prej tij, asgjë, nuk di asgjë”, thotë ajo.

Ekzistenca e burgjeve sekrete në zonë është një nga aspektet më pak të njohura të konfliktit, por autoritetet kanë përfshirë shkëmbimin e të burgosurve në një sërë marrëveshjesh për t’i dhënë fund luftës.

“Ne kemi pasur tre shkëmbime të burgosurish që nga viti 2017, por ai nuk është i konfirmuar në lista. Ata japin letrat me nënshkrimet, vulat e tyre që konfirmojnë se ai është atje, por pas tre shkëmbimesh, e shihni, ai nuk është në shtëpi”, thotë Galina.

“Unë pyeta të gjitha organizatat këtu në Ukrainë, duke përfshirë edhe Presidentin dhe zyrën e Denisova – avokatin e popullit, shërbimet sekrete etj.”, shtoi ajo.

Galina thotë se rritja aktuale e tensioneve midis Rusisë dhe Ukrainës është padyshim një lajm i keq për të gjithë.

Por është veçanërisht e dhimbshme për disa familje si ajo e saj, të cilat kanë frikë se aspekti ushtarak i krizës do të errësojë gjendjen e tyre

“Ne nuk kemi më nevojë për këtë luftë. Megjithatë, kam jetuar aq shumë dhe kemi vuajtur si askush tjetër. Besoj se askush nuk dëshiron që ky agresion ushtarak të vazhdojë”, tha ajo.

Tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës janë shtuar kohët e fundit, me Perëndimin që paralajmëron për një sulm të mundshëm rus.














LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


Etiketimet

Vritet gruaja e këshilltarit të ish-presidentit të Kosovës Behgjet Pacolli

Vritet një grua në Prishtinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 20:30 të mbrëmjes së sotme në rrugën “Dalip Alshiqi”. Liridona Murseli, gruaja...

Moravë/ Benzi del nga rruga, përfundon në kanal dhe shpërthen në flakë

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Berat-Dimal, në fshatin Moravë. Një mjet tip Benz ka dalë nga rruga, ka përfunduar në kanal dhe ka...

Ish-luftëtari i UÇK: Pse shqiptarët e Shqipërisë janë më patriotë se ata të Kosovës

Ish-luftëtari i UÇK Dritan Goxhaj tha në emisionin Now në Euronews Albania se gjesti që bënë shqiptarët e Shqipërisë në vitin ‘99 duke strehuar...





TË FUNDIT

Vritet gruaja e këshilltarit të ish-presidentit të Kosovës Behgjet Pacolli

Vritet një grua në Prishtinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 20:30 të mbrëmjes së sotme në rrugën “Dalip Alshiqi”. Liridona Murseli, gruaja...

Moravë/ Benzi del nga rruga, përfundon në kanal dhe shpërthen në flakë

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Berat-Dimal, në fshatin Moravë. Një mjet tip Benz ka dalë nga rruga, ka përfunduar në kanal dhe ka...

Ish-luftëtari i UÇK: Pse shqiptarët e Shqipërisë janë më patriotë se ata të Kosovës

Ish-luftëtari i UÇK Dritan Goxhaj tha në emisionin Now në Euronews Albania se gjesti që bënë shqiptarët e Shqipërisë në vitin ‘99 duke strehuar...

“Patriotizmi nuk blihet”, Mërtiri përplaset me Kikian: Njeriu edukohet

Sociologu Ergus Mërtiri debatoi sa i takon patriotizmit të shqiptarëve në “Now me Erla Mëhillin” përballë gazetarit Mentor Kikia. Ky i fundit u shpreh se...

Luftoi krah UÇK-së, Goxhaj: Shkuam për nacionalizëm, ja ku ndryshon me patriotizmin

Ish-luftëtari i UÇK Dritan Goxhaj tha në emisionin Now në Euronews Albania se nacionalizmi dhe patriotizmi janë dy gjëra të ndryshme. Goxhaj u shpreh se...






 








Sondazh

A e mbështesni marëveshjen e Shqipërisë me Italinë për ardhjen e emigrantëve?
×